E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilla dashurie në Kopsht Zoologjik

Kafshët e një kopshti zoologjik mësojnë se kujdestari i tyre, një njeri i urtë që nuk i ecën fare me femrat, ka vendosur të largohet dhe të gjejë një punë të re, në përpjekje për të ndryshuar ‘fatin’. Për ta ndihmuar të arrijë qëllimin e tij dhe për të realizuar dëshirën që ai të mos largohet, kafshët kanë vendosur të zbulojnë sekretin e tyre më të madh: të flasin me njerëzit.

“Zookeeper” me një fjalë është një film i Kevin James, një emision i tij ku ai luan rolin kryesor, ka bërë skenarin vetë dhe është njëri prej producentëve të filmit. Grifin është një i pafat, i cili pas ishte refuzuar nga vajza e tij bionde Stephanie ((Leslie Bibb), fillon të merr këshilla nga kafshët, këshilla për dashurinë.

Ky film do të shfaqet në DigiGold këtë javë, e që në Kosovë do të vijë nëpërmes kompanisë DIGITALB, që në Kosovë e sjell Kompania IPKO.

Për të folur më shumë në këtë film luajnë zërat e kafshëve disa aktorë të njohur, përfshirë këtu Judd Apatow, Maya Rudolph, Sylvester Stallone, Cher, Don Rickles dhe Adam Sandler.

Megjithatë, “Zookeeper” pasqyron heroin, i cili si një shok i Stephanie ngadalë shndërrohet në një person kaotik dhe shpresë për një të ardhme më të mirë.

“Zookeeper” është një film që mund të shikohet nga personat e moshës së re, por sugjerohet të shoqërohen nga prindërit.

ZOOKEEPER

Regjisor: Frank Coraci; skenaristë: Nick Bakay, Rock Reuben, Kevin James, Jay Scherick dhe David Ronn, bazuar në tregimin e Scherick dhe Ronn; drejtor i fotografisë: Michael Barrett; montazha: Scott Hill; muzika: Rupert Gregson-Williams; dizajner: Kirk M. Petruccelli; kostumograf: Mona May; producentë: Todd Garner, James, Adam Sandler, Jack Giarraputo dhe Walt Becker; Distributor: Columbia Pictures dhe Metro-Goldëyn-Mayer Pictures. Kohëzgjatja: 1 orë e 44 minuta.

Aktorë: Kevin James (Griffin Keyes), Rosario Dawson (Kate), Leslie Bibb (Stephanie), Ken Jeong (Venom), Donnie Wahlberg (Shane), Joe Rogan (Gale), Nat Faxon (Dave).

Zërat i huazuan: Judd Apatoë (Barry the Elephant), Cher (Janet the Lioness), Nick Nolte (Bernie the Gorilla), Don Rickles (Frog), Maya Rudolph (Mollie the Giraffe), Adam Sandler (Donald the Monkey) dhe Sylvester Stallone (Joe the Lion).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›