Këshilla e Tonit: Na duhen përforcime!
Luka Toni i është rikthyer përsëri punës me Bajernin e Mynihut, pas tri javësh pushime, si dhe ka konfirmuar objektivin e tij të parë, që nuk mbetet tjetër, veç Premier Ligës. Për këtë motiv ai ka shprehur dëshirën që skuadra të përforcohet, sidomos në repartin sulmues. "Për të qenë mes të parëve në Ligën e Kampioneve, duhet të nisesh nga një bazë prej 15-16 lojtarësh të nivelit të lartë, ka thënë italiani Tre sulmues mund të jenë të mjaftueshëm, por ndonjëherë mund të mos mjaftojnë. Në letër ka skuadra të ndryshme, të cilat janë më të forta se ne." Pas largimit të Jan Shlaudraf drejt Hanoverit, kampionët në fuqi numërojnë vetëm tre sulmues: Luka Tonin, Lukas Podolskin dhe Miroslav Klosen. Stërvitja e parë Sulmuesi i kombëtares "axurre", golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Bundesligë, dje ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në drejtimin e Jurgen Klinsman. Ndërsa ish-trajneri i Gjermanisë u është përgjigjur fjalëve të italianit me pozitivitet: "Luka nuk duhet të preokupohet për këto gjëra. Ajo që më bën të ndihem pozitiv është se lojtarët e mi janë duke menduar që në këto momente për Ligën e Kampioneve". "Megjithatë, Klinsman është përqendruar më shumë në përforcimin e stafit teknik, që do t'i ndihmojë kampionët e tij drejt objektivave parasezonale. Sipas medies gjermane, pritet që stafit të tij t'u shtohen dhe dy elementë të tjerë. Riberi, një muaj jashtë Mesfushori francez i Bajernit, Frenk Riberi, duhet të presë, së paku dy muaj për rikthimin e tij në fushë, pasi do t'i nevojitet edhe një kohë relativisht e gjatë për të rifituar gjendjen fizike. Këto kanë qenë vetë fjalët e presidentit të klubit, Karl-Hajnz Rumenige. Mesfushori i "gjelave" dëmtoi ligamentin mbi kaviljen e tij të djathtë, gjatë humbjes 2-0 ndaj Italisë, dhe menjëherë iu nënshtrua operacionit. Tani ai do të zhvillojë edhe një tjetër operacion të dytë, për të hequr pllakat e metalit nga kavilja. Do t'i duhen tetë javë për t'u rehabilituar dhe, vetëm më pas, do të jetë në gjendje t'i ndihmojë shokët e tij. "Ai do t'i nënshtrohet një operacioni të dytë, në mënyrë që kavilja e tij të mos shfaqë më probleme, - tha Rumenige për gazetën franceze "L'Equipe". - Më pas, do të duhen tetë javë përpara se të jetë i gatshëm pr të zbritur në tapetin e blertë." Riberi firmosi për Bajernin në verën e 2007-s, pasi i detyroi drejtuesit bavarezë të arrinin rekordin e parave të shpenzuara për një lojtar. Ai ishte një nga instrumentet kyç që çuan në fitimin e kampionatit dhe kupës.