E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, nuk kalon projektligji për taksat

Qeveria është tërhequr sot dhe nuk ka kaluar sot në kuvend projekt ligjin “Për Taksat Vendore”. Ministri i Financave, Ridvan Bode është shprehur se projektligji do të rikthehet për shqyrtim në komisione dhe do të kalojë edhe njëherë duke dëgjur të gjitha palët. Opozita e ka kundërshtuar gjithmonë projektligjin e ri për taksat vendore. Pikërisht dy javë më parë ligji ka kaluar në komisione pa aprovimin e opozitës.

Ndryshimet në ligjin për taksat vendore konsistojnë në rritjen e taksës së pasurisë, përkatësisht në 65 lekë/metër katror brenda unazës, dhe 45 lekë/metër katror jashtë unazës së Tiranës, në një kohë që pushteti vendor përveç kësaj takse do të ketë nën administrimin e tij edhe taksën e qarkullimit, atë të peshkimit etj.

 Një nga grupet më të mëdha që janë shprehur kundër ndryshimeve kanë qenë pikërisht ndërtuesit, të cilët kanë deklaruar se rritja e kostove të ndërtimit duke filluar që me rritjen e çmimeve, dhe rritja e taksave vendore do të ndikojnë në uljen e ritmeve të ndërtimit, madje në rastin më të keq, do të çojnë në një falimentim të kompanive të ndërtimit. 

Braçe kundër projektligjit

Rritja e taksave, për ndërtesën apo edhe për tokën bujqësore është një barrë më shumë në kurrizin e atyre që paguajnë. Pra në kurriz të qytetërave dhe fshatarëve në fshat që do të paguajnë 2 fish për taksën e tokës bujqësore.

“Ligji mban firmën e Berishës, që është shprehur në vëmendjen e qytetarëve, por ai ngarkon me më shumë taksa ata që paguajnë”- tha Erion Braçe, deputet i PS-së gjatë seancës plenare.

Reagimi ka ardhur pas ekspozesë që ministri i Financave, Ridvan Bode i bëri projektligjit për taksat.

Sipas tij, kërkesa themelore e të zgjdhurve vendorë, që është pjesëmarrje me % nga tatim fitimi dhe të ardhurat personale, që është detyrim ligjor, por që nuk përmbushet.

“Ju nuk justifikoni 3 fishimin e taksave. Nuk ka asnjë rast tjetër që taksat dhe tarifat të jenë rritur me 3 fish, pavarësisht se nga kanë ardhur”- tha ai.

Taksa në Tiranë për ndërtesën sipas tij, rritet mbi 3 fish dhe flitet për ndërtesat që janë ngritur në vitet 20, që në kohën e Italisë dhe janë të amortizuar.

Taksa nuk mund të jetë e barabartë dhe në rritje mbi 3 herë në këto zona, dhe në qytete të varfëra, që jetojnë në skamje.

“Ju thatë që ka pronarë me shumë shtëpi, po ata që kanë nga një dhe e kanë atë shtëpi për strehim e që nuk kanë shumë metra katrorë, si kanë njerëz në këtë qeveri. Ka dhe të tjerë që skanë ku të fusin kokën. Nga projekligji ngarkohen me barrë fiskale janë qytetarët dhe jo bizneset, ata paguajnë vetëm për infrastrukturën”- tha ai.

Ata që jetojnë në fshat sipas tij, do paguajnë edhe për tokën e tyre dhe ky është një tjetër element negativ. Ngarkohen me taksa ata që paguajnë.

“Pas kësaj rritje të re do të jenë gjithmonë e më pak ata që paguajnë gjithmonë. Ashtu si energji, ngarkohen të paguajnë cmimet e rritura ata që paguajën, ndërkohë që falen ata që nuk bëjnë pagesat”- tha Braçe.

Ndërkohë që sipas tij, fshatarët do pagujanë 13 milionë dollarë më tepër taksë.

Në qendër të diskutimit të lirë deputeti i PS-së, Vangjel Tavo ka vënë ish ushtarakët dhe të drejtat e tyre të nëpërkëmbura nga qeveria dhe qeverisja aktuale.

“Qeveria Berisha demonstron qëndrime antiligjore duke shkelur të drejtat e tyre. Dhjetëra protesta të tyre nuk e kanë lëvizur nga mashtrimi Berishën, që tregon përalla për arritjen, ndërkohë që vendi është zhytur në mjerim migjenian.

Ju mund të ndaloni pensionet e tyre dhe të gënjeni, por ju nuk mund t’i merrni dinjitetin”- tha ai.

Sipas Tavos, viti 2009, kur do të jepet drejtësi për gjithë shqiptarët nuk është larg.

“Vidhni më pak në Rrëshen Kalimash dhe jepuni lekët që u takojnë ish ushtarakëve. Mos trajtoni spiunët që janë në administratn e vendit, në qeveri dhe parlament dhe këto lekë i akordoni për ish ushtarakët, që askund tjetër nuk trajtohen si tek ne”- tha ai, duke shtuar se kjo qeveri do të njohë vetëm vendimet e Hagës dhe të Strasburgut, sepse ajo nuk njeh vendimin e gjykatave shqiptare.

Ulqini: Berisha nuk mbajti betimin

Tiranë- “Berisha indiferent, mospërfillës dhe i pandjeshëm ndaj nevojave të qytetarëve”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini gjatë seancës parlamentare, në diskutimet jashtë rendit të ditës. Ai ka cituar një fragment nga fjalimi i kreut aktual të qeverisë, mbajtur pak kohë para se të vinte në pushtet dhe botuar në organin mediatik proqeveritar.

“Vendimi më i rëndësishëm është të jetoj me problemet dhimbjet dhe sakrificat e qytetarëve. Projekti ynë ka në qendër qytetarin. Për mua atje ku ka vuajte ka lëndim dhe ku ka vështirësi ka detyrim”- ka cituar Ulqini, pjesë nga fjalimi i Berishës, pak kohë para se shqiptarët ta votonin.

Sipas Ulqinit, tre vjet pas kësaj fjale dëshmohet krejt e kundërta. Ai ka kujtuar përpjekjet e gjata të ish ushtarakëve që kërkojnë të drejtat e tyre, por Berisha nuk i respekton edhe pse gjendja e tyre ekonomike është në kufijtë e jetesës.

“Ai nuk denjon as ti dëgjojë e jo më t’u garantojë zgjidhje. Minatorët janë para kuvendit dhe duan të dëgjohen nga qeveria, Ata kanë përdorur cdo mjet demokratik por ai nuk jep asnjë kontribut. Nuk largon as perden e zyrës kur kërkojnë vetëm bisedime, pavarësisht nga zgjidhja e palëve”- tha Ulqini.

Më tej ai ka vijuar me rastin e protestës së grave të Ballshit, ku 180 gra protestuan më bujshëm dhe 15 prej tyre tentuan vetëflijimin nga kullat. “Gjithë shqiptarët e ndoqën, vetëm Berisha heshti, dhe nuk komentuan asgjë. Heshtja e Berishës është stoike, edhe kur figurat e mjekëve i kërkuan publikisht takim se si duhet të zgjidhet ‘sëmundja’ që ka cuar në koma shëndetësinë, por ai zgjodhi mospërfilljen e ish kolegëve të tij”- tha më tej Ulqini.

Sipas tij, pas gjymtimit që qeveria i bëri Gërdecit, ai i vrau edhe njëherë të mbijetuarit, duke i akuzuar se greva e tyre ishte në shërbim të opozitës. Shqiptarët sipas Ulqinit tashmë nuk kanë tjetër formë veprimi, vetëm me votën kundër vitin që vjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›