E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshillat e Malapartes për puçistët e të gjitha llojeve

08-11-2011 / Nga Giordano Bruno Guerri (Il Giornale)

Aktualiteti i sprovës-skandal të Curzio Malaparte: Për të marrë pushtetin nuk duhet turma e ideologjizuar, por një elitë e pamëshirshme rebelësh

Pas të rinjve, rroftë Caporetto! Italia barbare dhe Europa e gjallë, në vitin 1929, Curzio Malaparte - pak a shumë tek të tridhjetat dhe drejtor i La Stampa - përfshin esenë politike duke publikuar Inteligjencën e Leninit. Teoritë e rrezikshme të viteve rinore ia lënë vendin analizave më konkrete. Temat me të cilat merret janë pushteti dhe mjeti më i mirë për ta marrë: pas këtij libri të parë do të pasojnë Mbrojtësit e Rrëmujës (1931, mbi pushtetin në Italinë pas Rilindjes) Teknika e grushtit të shtetit (1932, mbi marrjen me dhunë të pushtetit) dhe Lenin zemërmiri (1932, mbi Leninin dhe revolucionin e tetorit). 

Teknika e grushtit të shtetit ishte suksesi i parë botëror dhe akoma sot, është libri më i lexuar e i përkthyer pas Lëkurës së Kaputt. Malaparte e shkroi në Torino, ndërsa ishte akoma drejtor i La Stampa, në muajt e fundit të viteve 30, por e dinte që nuk mund ta publikonte në Itali pa u përballur me një konfiskim dhe ndoshta dhe me një humbje të pozitës së tij drejtuese. Pra, kur ai u shkarkua nga Agnelli, vendosi ta publikonte në Francë, tek “Grasset”. U transferua në Paris, në prill të vitit 1931, “për të qenë i sigurt nga reagimi i mundshëm i Musolinit”, siç shkruan në parathënien e shkurtër të pasluftës. Në fakt ai shkoi atje, sepse i pëlqente qyteti i dritave dhe ishte gati për t’u bërë - pas periudhës në ekzil - një shkrimtar gjithnjë e më ndërkombëtar. Një redaktor i Grasset kujtoi: “Nuk mohonte se kishte qenë fashist gjatë marshimit në Romë, por pohonte, se nuk e besonin shumë në Francë në atë periudhë ngaqë ishte shkëputur përfundimisht nga kjo lëvizje. Në çdo rast, shprehte një liri të madhe kur fliste për qeverinë e vendit të tij dhe kjo shkujdesje e bënte të dukej i dyshimtë dhe të kualifikohej si agjent sekret, ose agjent i dyfishtë”. 

Publikimi i Teknikës së Grushtit të Shtetit, që në Francë pati 27 botime dhe u përkthye menjëherë në gjashtë gjuhë të ndryshme, ngriti të gjitha llojet e thashethemeve në lidhje me atë italishte të paparashikueshme dhe gjeniale. Aq më tepër se kombinimi i teknologjisë tek Princi i Makiavelit ishte i paevitueshëm. Malaparte shpjegon se si pushtohet dhe mbrohet një shtet në shekullin XX: fitorja nuk varet nga situatat politike, shoqërore dhe aq më tepër nga “mirësia” e një revolucioni, por varet nga një fakt mjaft teknik. Mjafton që një grup “katilinarësh”, të së djathtës ose të majtës, të aftë e të vendosur mund të marrin me forcë qendrat e shtetit të jenë në gjendje ta kontrollojnë atë, pa ndërhyrjen e masave ose nderin e rrethanave të caktuara. Është tipike për Malaparten mospërfillja absolute teknologjike, që shfaqet gjatë gjithë jetës së tij dhe që e çoi, sipas rrethanave, nga fashizmi tek antifashizmi, nga komunizmi tek antikomunizmi dhe anasjelltas.

Për të demonstruar tezën e tij, shumë më pak se sa duket sot, Malaparte sjell shembuj kryesorë revolucionesh bolshevike e fashiste, të parë si rezultat jo i idealeve të tyre, por të aftësisë “katilinare” të Trockit dhe të Musolinit.

Si rezultat, libri pëlqehet si djathtas dhe majtas, përveçse alarmon demokratët. Malaparte nuk tregon ndonjë simpati të veçantë për Musolinin apo për Trockin, por duket qartë se i vlerëson të dy se ja kanë arritur të realizojnë grushtin e shtetit falë aftësive të  tyre. Ndërsa gjithë të tjerët, si ata që kanë dështuar edhe ata që kanë bërë kompromise, tallen: Primo de Riviera, Kapp, Pilsudski, Hitleri, vetë Napoleoni nuk ditën të bënin grushte shteti të vërtetë, sepse u përpoqën të mbanin një pamje të ligjshme dhe mbështetjen e parlamentit.

Në Itali dhe në Bashkimin Sovjetik përkthimi i librit u ndalua, por Musolini lejoi që ai të shqyrtohej dhe megjithatë vëllimi qarkulloi në botimin frëngjisht. Duçja nuk doli keq, pasi u përkufizua si “një njeri modern, i ftohtë dhe i guximshëm, i dhunshëm dhe llogaritar”, i aftë të arrinte gjithçka donte. Megjithatë, Musolini nuk mund të toleronte që aftësia e tij revolucionare të ndiqte “përvojën e tij marksiste”, as që revolucioni fashist, për të cilën po festohej dhjetë vjeçari, të prezantohej si një grusht shteti i thjeshtë. As Troçkij nuk ishte i kënaqur nga libri dhe nga roli që iu atribuua nga Malaparte për organizimin më të mirë të grushtit të shtetit, në vitin 1932, në një konferencë që u mbajt në Kopenhagen, Trocki i përkufizoi teoritë italiane “absurditete nga më markianet”. U soll më butë në historinë pasardhëse të revolucionit rus.

Malaparte mburrej gjithmonë me armiqësinë e Trocki, por pas luftës kuptoi se libri nuk ishte aq shumë antifashist. Atëherë, duke dashur t’i atribuonte përgjegjësinë e probleme të tij të mëpasshme me regjimin, ai lartësoi meritat e anti-nazistëve, që në fakt i kishte mjaft pranë. Mos harroni se vëllimi u shkrua në vitin 1930 dhe u publikua në vitin 1931, dy vjet para ardhjes së Hitlerit në pushtet. Megjithatë, Malaparte i dedikoi mjaft hapësirë, por mjaft ashpër. Ai shkroi rreth nacionalizmit me mjaft ashpërsi e largpamësi, por nuk e tregoi në disa raste, saqë kur erdhi në pushtet, Hitleri i kërkoi Musolinit kokën e tij dhe ia arriti qëllimit.

Në fund të fundit, aftësia e Malapartes, në vëllimin e propozuar sot, ishte në gjendje të shkruante një ese letrare: pa qenë nevoja që njeriu i mençur të ndjente një sforcim letrar apo që stili të ndjente argumentin; një rezultat i arrirë mjaft rrallë në kulturën italiane.  

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›