E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto, vizitë në Gjermani, takim me homologun e tij, Westerwelle

08-11-2011 / Gazeta 55

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Haxhinasto, ka mbërritur në Gjermani, në kuadrin e një vizitë zyrtare dy ditore, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Guido Ëesterëelle. Gjatë qëndrimit në Gjermani, z. Haxhinasto, përveç bisedimeve me homologun e tij gjerman, do të zhvillojë takime me Kryetarin e Komisionit të Bundestagut për çështjet e BE-së, z. Gunther Krichbaum, me deputetë gjermanë, si dhe me këshilltarin e Kancelares Merkel, për Çështjet e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë, z. Christoph Heusgen.
Në fokus të bisedimeve do të jenë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, të procesit tё integrimit evropian tё Shqipërisë, të bashkëpunimit në kuadrin shumëpalësh, si dhe çështje të rajonit.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Haxhinasto do të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme, ku do të mbajë një fjalim me temë: “Shqipëria, Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›