E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk munda dot

Vargje nga Arben Duka

Nuk munda dot o miq,

Tju ndizja dritë të gjelbër,

Se kemi shumë armiq,

Dhe janë shumë të egër!

Nuk munda dot o miq,

Tju ndizja dritë të gjelbër,

Se del në çdo udhëkryq,

Një ujk a një kuçedër!

Në dallgë e në furtunë,

E shkova gjithë jetën,

Armiqtë ishin shumë,

Unë ndjehesha i vetëm!

Dhe nuk më bëri dritë,

As dielli e as hëna,

Dhe shtigjet natë e ditë,

Të gjitha qenë të zëna!

Më shkoi e gjithë kot,

Kjo jetë si jetë qeni,

Për ju, më, sbëj gjë dot,

Pra, bëni si të bëni!

A munden dot poetët,

Tju nxjerrin ju prej territ?

Kur gjak kërkojnë gjithkund,

Sot bijtë e Luciferrit?

Lëvizni vetë nga pak,

Nga sytë largoni gjumin,

Pështyni mbi batak,

Mos rroni tok me llumin!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›