Këshillat e shtrenjta
Qeveria Thaçi edhe një herë gjatë këtij viti pritet t’i hyjë riorganizimit të brendshëm të saj.
Pas riformatizimit të ministrave dhe zëvendësministrave, tani radhën e ka stafi tjetër më i lartë politik- këshilltarët.
Qeveria aktuale është rritur në vazhdimësi për nga numri i të emëruarve politikë dhe kjo ka shtyrë projektin “FRIDOM” të financuar nga DFID i Britanisë së Madhe që t’i rekomandojë Kryeministrit Hashim Thaçi tkurrjen urgjente të stafit të lartë politik.
Qeveria aktualisht përbëhet nga dy zëvendëskryeministra, 18 ministra dhe 28 zëvendësministrave. Kryeministri ka rreth vetes 12 këshilltarë, zëvendëskryeministrat dhe ministrat nga 6 këshilltarë politikë. Secili nga të lartpërmendurit kanë edhe sekretarë permanentë dhe shefa kabinetesh.
Duke mos llogaritur zëvendësministrat, vetëm 132 këshilltarët politikë të Qeverisë marrin paga vjetore rreth 1 milion euro nga Buxheti i Kosovës.
Shumica e këshilltarëve të ministrave që paguhen për të këshilluar, janë të afërm të tyre ose kryetarë degësh të partive në koalicion (PDK-LDK) që i kanë humbur zgjedhjet në nivel lokal.
“FRIDOM”-i, i cili është ngarkuar për ta bërë rishikimin funksional të Qeverisë, ka rekomanduar që në Ligjin për Qeverinë të parashihet zvogëlimi i menjëhershëm i numrit të këshilltarëve politikë dhe zëvendësministrave që nuk kryejnë punë specifike.
“Menaxhmenti i lartë nëpër ministri përbëhet kryesisht nga ekipe të mëdha, shpesh duke rezultuar me përgjegjësi të paqarta. Duhet të kufizohet emërimi i zëvendësministrave që nuk kanë mandat specifik. Në shtetet e vogla të BE’së, kjo është arritur duke pasur 1 ose 2 të emëruar të lartë (politikë ose profesionalë), përveç ministrit. Të kesh 2 zëvendësministra dhe 1 sekretar të përhershëm është shumë”, thuhet mes tjerash në raportin e “FRIDOM”-it, dorëzuar Qeverisë.
Pas këtij raporti, Ministria e Administratës Publike e ka hartuar Projektligjin për Qeverinë, i cili tashmë ndodhet në Kuvend dhe pritet që brenda këtij viti të miratohet dhe të hyjë në fuqi.
Sipas Nenit 30 të këtij Projektligji, Kryeministri mund të emërojë deri në dhjetë këshilltarë, zëvendëskryeministrat dhe ministrat nga pesë këshilltarë politikë.
“Kryeministri emëron një nga këshilltarët politik në cilësinë e Shefit të stafit. Kryeministri mund ta emërojë një nga këshilltarët në cilësinë e Zëdhënësit të Qeverisë si dhe një nga këshilltarët e tjerë, Shef të kabinetit”, thuhet në Nenin 30 të Projektligjit për Qeverinë.
Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të këtij Ligji, Kryeministrit, zëvendëskryeministrave dhe ministrave u duhet t’i largojnë nga puna nga së paku dy këshilltarë, përkatësisht 40 këshilltarë gjithsej.
Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri, ka deklaruar të premten për Express se Qeveria është e përkushtuar që sa më shpejt të përmbyllet komplet procesi i rishikimit funksional të Qeverisë.
“Ne do t’i respektojmë të gjitha rekomandimet e projektit ‘FRIDOM’ dhe aktet ligjore kur të hyjë në fuqi Ligji për Qeverinë. Ne jemi shumë të interesuar që ta përfundojmë sa më shpejt komplet rishikimin funksional edhe sa i përket stafit politik, por edhe atij civil”, ka thënë Tahiri.
Bahri Hyseni, Kryetar i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, tha të premten për Express se legjislativi do ta mbështesë fuqishëm Projektligjin për Qeverinë, sidomos në pikën që ka të bëjë me zvogëlimin e numrit të këshilltarëve politikë. Ai pajtohet me raportin e “FRIDOM”-it se duhet që urgjentisht të zvogëlohet numri i zyrtarëve të lartë politikë në Qeveri.
“Projektligji për Qeverinë tanimë është në Kuvend dhe besoj se brenda këtij viti, ai do të miratohet dhe do të fillojë të implementohet. Konsideroj që Qeveria ka vepruar me vend kur ka paraparë me projektligj që numri i këshilltarëve politikë duhet zvogëluar. Kjo, duke marrë parasysh se një ministër mund të mbështetet edhe nëse i ka vetëm 2 apo tre këshilltarë, sepse në këtë formë do të merrte ekspertë të fushave të caktuara”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se Kuvendi do ta mbështesë këtë veprim, i cili do të ndikojë edhe në efikasitet të punës së ministrave, por edhe në kursim të buxhetit të shtetit.