E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshillëtari i Kryebashkiakut

Lidhur me komentet e kohëve të fundit në shtypin e përditshëm për praninë e një këshilltari homoseksual në dispozicion të zt. Edi Rama, për zgjedhjet vendore të 2007-tës, të habit qasja e disave ndaj këtij fenomeni.

Mënyra e trajtimit të homoseksualizmit ngjashëm me një prirje apo talent, mund të justifikohet ose me një fallsitet në emër të një të kuptuari në mënyrë të çuditshme të gjoja “oksidentalizmit fitimtar”, ose ka probleme serioze në të konceptuarit e një anomalie me një sfond të thellë psiqik që rëndë dëmton aktivitetin e një njeriu. Kafshët në këtë rast janë mësuesit më të mirë, pasi këshillat e shumë njerëzve nuk bëjnë dobi. Është ndoshta i vetmi rast kur mësuesit e njeriut bëhen kafshët. Ato nuk dalin jashtë natyrës së tyre heteroseksuale, duke na kujtuar se ka disa kategori njerëzish që shëmbëllejnë me një nivel më të ulët se ato.

Homoseksualizmi bëhet ngjyrë që bojatis të gjithë sferën e të menduarit dhe të vepruarit të bartësit të vet dhe në këtë kontekst, është shumë e vështirë të bësh ndarjen në mes të profesionalizmit dhe frymëzuesit te tij. Është e vërtetë se shumë kategori të tilla si modelistë, këngëtarë, piktorë, aktorë,politikanë etj, dallohen menjëherë pikërisht në sajë të kësaj simbioze që ndodh brënda tyre. Kur këto prototipa bëhen pastaj lider në fushat e tyre, përpiqen të homoseksualizojnë me anë të krijimeve apo punëve të tyre, përditshmërinë e njerëzve.

E njëjta gjë ndodh edhe në politikë edhe pse ndoshta me doza më të vogla, homoseksualizmi dhe bartësit e vet në fillim përpiqen të homoseksualizojnë kundërshtitë ndaj tyre dhe më vonë të “homoseksualizojnë” konceptin e lirisë që në disa raste duket se ka kufinj, por në disa të tjerë nuk ka fare. Është aq evident procesi i “homoseksualizimit” të lirisë kryesisht në disa shoqëri perëndimore, sa në vend që të lirohej homoseksualizmi si fenomen, u “homoseksualizua”e tërë liria. Në çfarë kuptmi? Në kuptimin që doli nga të qënurit ekuilibruese e shoqërisë njerzore duke shfaqur anomali të mëdha në trajtimin e të drejtave dhe lirive të grupeve të caktuara, por edhe të popujve të ndryshëm që në jo pak raste rezultuan me luftra e shkatërime të pavlerë.

Kështu dilema e këshilltarit të Ramës, pas një izolimi me sfond religjioz që iu bë atij në qarqet politike të Sh.B.A-ve, pikërisht për shkak të homoseksualitetit të tij, është se, sa ai mund të vendosë kufirin në mes të profesionalizmit dhe epshit të tij. Duhet thënë se ka për ta patur të vështirë, sepse në mënyrë direkte apo indirekte, të qëllimshme apo jo, ai do të rrezatoje homoseksualizëm, sepse kjo është vetë jeta për të. Njeriu është një tërësi shumë komplekse, një bashkësi vlerash dhe komponentesh fizike dhe ideore. Kjo makineri në çdo veprim të vetin shfrytëzon potencialet e veta për të ekzekutuar përditshmërinë e vet. Një homoseksual bën të njëjtën gjë, në dryshim vetëm se udhëhiqet nga një tërsëi ideore mbi seksualitetin totalisht të deformuar që në mënyrë direkte influencon në botëkuptimin e tij.

Nuk e di se sa e frytshme elektoralisht do të ishte për Ramën që në vend të tij të merrte për këshilltar ndonjë kafshë besnike, por ajo që mund të them është se do të ishte absolutisht më heteroseksuale dhe ndoshta më e ndershme.

Kur duhet të analizojmë ndonjë fenomen gjithëpërfshirës, duhet ta vendosim në perspektivën e të supozuarit sikur të ishte fenomen dominues, në mënyrë që të zbulojmë se cilat do të jenë dobitë, efektet anësore apo dëmet e veta. Tani nëse homoseksualizmin e vendosim në perspektivën e një fenomeni absolutisht dominues në të gjithë botën, atëherë, besoj se nuk do të ishte aspak e nevojshme të numërojmë pasojat. Ndaj edhe kur fansa të entuziasmuar të homoseksualitetit, në emër të lirisë së diversitetit, nxitojnë të shpallin “ndalim qarkullimin” rreth përpjekjeve për të kritikuar këtë fenomen, duhet ta venë veten në pozitë perspektive kur ndoshta vetë ata apo dhe fëmijët e tyre, të vuajnë nga shumësia e këtij anormaliteti.

Ajo që paraqitet me theqafje të dukshme, sidomos në disa shoqëri perëndimore, është edhe homoseksualizimi i mendimit qytetar. Është e vështirë të mendohet se këshilltarit të Ramës nuk i ka shkuar në mëndje të organizojë në Tiranë ndonjë gay-party, apo edhe ndonjë gay-parade, me rastin e një fitoreje eventuale të njërit prej kryebashkiakëve më të gjatë në botë. Parë në këtë perspektivë diskutimet mbi prostitucionin dhe legalizimin e tij, ngjajnë të jenë “kulmi i ndershmërisë”. Fatkeqësisht njeriut modern nuk i jepet luksi të përzgjedhe rrugën e tij, por të përzgjedhe të kalojë në kënetën me ujin më pak të errët.

E gjithë filozofia e ndarjes në të konceptuarit e homoseksualizmit, qëndron tek qasja që grupe apo popuj kanë ndaj religjionit. Duke cituar kryebashkiakun, mund te themi se këtu ndahen dy botë. Ateisti përkundrejt besimtarit, e konsideron liri, proces, evoluim, homoseksualizmin, ndërsa besimtari të kundërtën, anomali, jonatyrshmëri, punë e fëlliqtë që në të vërtetë qëndron shumë larg konceptit të dashurisë. Në mes të drejtës dhe lirisë për të menduar secila palë sipas dëshirës dhe bindjes së vet, qëndron rezultati. Meqë ky rezultat nuk prodhon ndonjë të mirë, vlera dhe vazhdimësi për njeriun, atëherë në mënyrë të paevitueshme duhet hedhur në koshin historik plot e përplot të mbeturinave të qënies njerëzore.

Në shumë raste vërehet një fanatizëm gati gati ekstrem në qëndrimin ndaj racave, kombeve, etnive apo besimeve të ndryshme. Ndërkohë që qëndrimet kundër homoseksualizmit si jonatyrshhmëri njerëzore, po kthehen gjithmonë e më tepoër në një tabu, duke legjitimuar të palegjitimueshmen.

Nuk arrij të kuptoj se çfarë këshillash mund t’i japë këshilltari homo, kryebashkiakut Rama, në lidhje me qëndrimet elektorale ndaj, grave, fëmijëve, çifteve të reja dhe gjithë atyre shtresave shoqërore që haptazi urrejnë homoseksualizmin.

Mbjelljen e një peme... ?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›