E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak, të majtët rikthehen në mbledhje

Pas negociatave të kreut të Bashkisë me kreun e këshilltarëve të majtë, këto të fundit iu janë kthyer diskutimeve në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ndërkaq Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha tha se nuk pajtohet me situatën që krijuan këshiltarët e PS-së. Më tej Kryebashkiaku duke vlerësuar muajin maj, si muaji Europian për Tiranën u shpreh se prioritet mbetet zhvillimi ekonomik i Tiranës, ndërsa paraqiti dhe 5 projekt-vendimet për miratim.
 

“Jam dakort me parafolësit që ky nuk është një gjest i përshtatshëm. Duhet të sigurojmë pjesmarrjen e tyre në përputhje me ligjin dhe normat e caktuara. Jam kundër akteve të pahijshme dhe tonet e larta nuk i shërbejnë mirëkuptimit. Një grup investitorësh nga Kina do vijne ne Tiranë. Sot paraqes 5 projekt-vendimet e majit për Tiranën e shekullit të 21 për miratim. Prioriteti ynë eshte zhvillimi ekonomik i Tiranës. Këte muaj shpallet fituesi i konkursit per bulevardin.Qytetaret duhet te jene pjese e vendimarrjes. Për peshëngritesen, Romela Bega, do të akordohen 2 mln leke te reja shperblim.
 

Mes të tjerash në rendin e ditës do të ketë dhe një interpelancë me kryebashkiakun Basha për performancën fiskale në Bashkinë e Tiranës, e kërkuar kjo nga kreu i këshilltarëve të majtë Aldrin Dalipi. Ndërkohë në rendin e ditës janë parashikuar edhe miratimi i rregullores së brendshme të Bashkisë së Tiranës si dhe miratimi i bonusit për strehimin për familjet në nevojë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›