Përkujtohet Holokausti, Berisha: Doktrinat rraciste nuk kanë të ardhme
Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur pasditen e sotme një seancë përkujtimore për Holokaustin.
E para që foli ishte kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila u shpreh se pavarësisht se hebrejtë urreheshin nga nazistët, Shqipëria u ofroi atyre dashurinë.
Zhdukja e hebrenjve ishte një nga mizoritë më të mëdha, më të egër që ka njohur njerëzimi, ndaj quhet Dita e Kujtesës. Ata që nuk jetuan në atë periudhë nuk mund ta kujtojnë kurrë Ditën e Kujtesës, nuk mund ta kuptojnë kurrë urrejtjen që ekzistonte ndaj hebrenjve. Por ne me anë të një dokumentari filmik do tregojmë sot një faqe tjetër përballë urrejtjes, atë të dashurisë. Dashurinë që populli shqiptar pati për hebrenjtë. Ndaj të jemi krenarë për gjyshërit tanë që mbrojtën hebrenjtë,- tha ajo.
Më tej foli edhe kryeministri Berisha i cili deklaroi se nderimet më të mëdha shkojnë për Mbretin Zog, i cili hapi dyert për hebrejntë.
Holokausti pati mbi 6 milion viktima ndaj dhe nderimi i parë shkon tek të gjithë ata burra, gra, fëmijë, të moshuar, të sapolindur dhe të palindur që u flijuan për fajin e vetëm se i përkisnin etnisë cifute. Sot ditë nderimi, së pari për Ahmet Zogu, i cili ishte shtetari i vetëm se nuk mbylli dyert dhe kufjtë për hebrejtë, i hapi kufijtë për të bërë atë që mund të bënte mbreti i vendit më të varfër të Euopës. Shqiptarët shpëtuan mbi 2 mijë hebrenj. Barbari të tilla të mos përsëriten më, doktrinat raciste nuk kanë të ardhme. Sot ka një vetëdije tjetër njerëzore e qytetare për të ndërtuar një të ardhme në liri,- deklaroi Berisha.
Në vazhdim ai u shpreh se Holokausti nuk do të kishte ndodhur nëse vendet fqinje nuk do të spiunoni qeniet e pafajshme. Sipas tij regjimi më i keq është diktatura, e cila i shëndërron njerzit në çnjerës.
Më pas në ekranin e Kuvendit u shfaq një dokumetar, ku tregoheshin momentet e mbërritjes së hebrenjve në Shqipëri dhedisa moment nga jeta e tyre këtu.