Këshilli Bashkiak, Njazi Kosovrasti zgjidhet kryetari i ri

Përfaqësuesi i “Aleancës për Qytetarin”, Njazi Kosovrasti është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kosovrasti u zgjodh me votat e 28 këshilltarëve. Ai ka theksuar në fjalën e tij përshëndetëse se përpjekjet do të jenë për të çuar përpara punët e qytetit.
“Këshilli Bashkiak është institucioni i rëndësishëm kushtetues. Nuk do të mungojnë përpjekjet e mia që vërtetë të jeni organ përfaqësues i vendit tonë. Shpresoj në një rol më aktiv të këshillit bashkiak, ndryshe nga ai pasiv”, u shpreh në fjalën e tij, kreu i ri i Këshillit Bashkiak.