Klinton: Marrëveshjet në Kongres të nevojshme

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton shprehu besimin tek ligjvënësit rivale të SHBA-ve, për arritjen e një marrëveshje në reduktimin e deficitit të qeverisë dhe rritjen e kufirit të borxhit për të parandaluar atë, që do të jetë një mungesë e madhe për SHBA-në.
Klinton e ka dhënë ketë deklaratë, në një fjalim me krerët e biznesit, të zhvilluar në territorin kinez të Hong Kong.
Një marrëveshje në Kongres është e nevojshme deri në gusht. Ligjvënësit e SHBA-ve, kanë premtuar se do të përpiqen për të gjetur një zgjidhje.
Debati mes presidentit Barak Obames dhe republikanëve ka qenë i fokusuar në shkurtimin shpenzimeve të qeverisë në programet sociale dhe për të rritur taksat.