Këshilli Bashkiak i Fierit rrëzon projektbuxhetin 2010
Projektbuxheti i bashkisë së Fierit është rrezuar ditën e djeshme nga këshilltarët kundërshtar. Pas një mbledhjeje maraton ku këshilltarët e dy krahëve të politikës, diskutuan pro dhe kundër tij. Argumentet kundër, i këshilltarëve të partisë demokratike konsistoi në disa ndryshime. Së pari për privatizimin e dy ndërmarrjeve, asaj të pastrimit dhe ndërmarrjes së shërbimeve dhe së, dyti përsa i përket ndryshimit dhe gjetjes së një strukture alternative të aparatit të bashkisë.
Të dyja këto ndryshime ,sipas të djathtëve, duhet të bëhen për shkak se kjo mënyrë funksionimi nuk ka rezultuar frytdhënëse, ndërsa edhe shpenzimet, sidomos ato operative kanë qenë të larta. Ne kërkojmë që sot ta rrëzojmë buxhetin ,pikërisht për të bërë dy ndryshime që mendojmë se nuk ecin mirë. Duam që të privatizohen dy ndërmarrjet e pastrimit dhe të shërbimeve komunale, pasi puna në këto dy sektorë nuk ka ecur me ritmet e duhura dhe që kërkon zhvillimi i qyteti. Nga plani për 2009 është një deficit prej rreth 155 milionë lekësh, dhe si për çudi për 2010 merret plani, ai që është fakti i 2009 dhe nga ky plan nuk ndryshon asgjë. Kjo do të thotë që administrata nuk është e zonja të sigurojë të ardhura sipas planit dhe bëjnë një plan tjetër duke marrë faktin e 2009. Qëllimi kryesor është që tu shërbejmë qytetarëve nëpërmjet infrastrukturës dhe shërbime. Po të shikosh nga 537 milionë të buxhetit të bashkisë 86% të tyre e zënë fond pagash, sigurime shoqërore, shpenzime operative dhe vetëm 14% e tyre janë investime, ka pohuar Ferdinand Murati. Nga ana tjetër Zeqja ka pohuar se do ti humbni bashkisë 40 milion lekë të reja sepse kompanitë që bëjnë sipërmarrje kërkojnë TVSh që tu paguhet. Ju siguroj që në varësi të planit rregullues të qytet gjithçka është bërë me standarde evropiane. Unë e kuptoj mirë mbledhjen, të gjithë e kuptojnë mirë mbledhjen, por këtu nuk po flitet me shifra konkrete dhe askush nuk po i referohet realitetit. Të gjithë e kuptojmë që mbledhja ka marr karakter politik. E kuptoj mirë që ne nuk mund të shpëtojmë nga konservatorizmi i individëve dhe që do të vazhdojnë të na pengojnë duke kujtuar se pengojnë kryetarin e bashkisë, por në fakt ju sot po pengoni gjithë qytetin e Fierit, ka përfunduar Zeqja . Në fund asgjë nuk e ka ndryshuar situatën s duke bërë që të miratohet rrëzimi i këtij projekt-buxheti të paraqitur i cili kap shifrën 576 milion lekëve. O. Filka
Last Updated on E Enjte, 28 Janar 2010 22:47