Miratohet ligji për diskriminimin

Miratohet në parim ligji për Mbrojtjen ndaj Diskrimimit. Ky projekt ligj i propozuar nga një grup deputetësh do të merret me trajtimin e barabartë gjinor në punë, mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, homoseksulëve, njerëzve me aftësi të kufizuar, moshat e tretë dhe grupe të tjera shoqërore. Ministri i Punës, çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera është shprehur se ky draft është i përputhshëm me disa konventa të Këshillit të Europës.
Por Avokati i Popullit,Ermir Dobjani është shprehur se përcaktimi i një komisioneri të veçantë për mbrojtjen e këtyre të drejtave është i pavlerë, duke shtuar se institucioni që duhet të merret me këto probleme është Avokati i Popullit.
Ndërkohë ky ligj do të shqyrtohet dhe të miratohet nen për nen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Punës, çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë .