E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak i Korces, "OK" buxhetit 2009

 

KORÇË- Pas tri mbledhjesh të njëpasnjëshme, Këshilli Bashkiak i Korçës ka votuar dje në unanimitet të plotë projektbuxhetin e vitit 2009. Ndërsa, demokratët kanë qenë të parët që e kanë kundërshtuar me forcë në dy mbledhjet e para këtë projektbuxhet, me një vlerë totale 654 milionë lekësh, nuk ka ndodhur kështu në mbledhjen e së premtes. Të 25 këshilltarët e pranishëm në mbledhje, përfshi dhe të PD-së e LSI-së (që bashkuan votën kundër në mbledhjet e para), votuan pro buxhetit të paraqitur nga bashkia dhe mbrojtur nga kryebashkiaku Niko Peleshi e specialistët e këtij institucioni. "Buxheti i këtij viti ka një rritje prej 16.3 për qind më shumë se vitin e kaluar dhe mund të cilësohet fare si një nga buxhetet më të dobishëm që ka pasur Korça edhe për faktin se është marrë në kohë mendimi i komunitetit", - pohoi Peleshi. Ndër fushat kryesore të investimit me buxhetin e vitit 2009, që u miratua dje nga Këshilli Bashkiak, janë shtimi i fondeve në infrastrukturën rrugore dhe investimi për problemet sociale, përfshi atë të strehimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›