E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, Dodik mbështet rizgjedhjen e Tadiç

Presidenti i Republikës Serbe, Millorad Dodik, ka thënë se mbështet rizgjedhjen e Boris Tadiç në postin e presidentit të Serbisë, duke e cilësuar atë si “zgjedhjen më të mirë për shtetin serb”.

“Më i miri mes nesh është Boris Tadiç. Presim fitoren e tij dhe të koalicionit të tij”, ka thënë Dodik.

Ai i ka bërë këto komente në Beograd, në mitingun parazgjedhor të partisë së Tadiç.

Serbia, më 6 maj, mban zgjedhjet lokale, parlamentare dhe presidenciale.

Beogradi ka paralajmëruar organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale edhe në territorin e Kosovës.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka marrë vendim për lehtësimin e votimeve për qytetarët serbë me shtetësi të dyfishtë në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›