Punonjës social për personat me aftësi të kufizuara

Për herë të parë në Shqipëri do të ketë punonjës social në shtëpi të trajnuar kjo për tu ardhur në ndihmë personave me aftësi të kufizuara për tu kujdesur për veten. Do të jetë një kontribut i qeverisë Italiane në bashkëpunim me ministritë e linjës atë të shëndetësisë dhe të çështjeve sociale.
“Ky komunitet nga qeveria italiane është krijuar për t`i ardhur në ndihmë dhe për ti dhënë zhvillim personave që kanë qenë problematik në jetë dhe është një mase në të cilën trajtohen të sëmurët. Ajo që ofrojmë sot është një kurs që do të ofrojë një fytyrë të re për Shqipërinë. Kjo ndihmon familjet të cilët kanë sëmurë mendorë dhe gjithashtu ofron më tej Shqipërinë në standartet evropiane” tha ambasadori Massimo Gaiani
Shërbimi social për personat me aftësi të kufizuar është një traditë shumë e aplikuar në vendet e tjera por Shqipëria synon ta interpretojë për herë të parë,aktualisht për këtë kategori personash, kryesisht të moshuar, janë aplikuar mënyra alternative kujdesjeje ose janë trajtuar në institucione të veçanta.