E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksi: Perandorëve u pëlqen që populli feston

Share

Ish- kryeministri shqiptar, Aleksandër Meksi, që është në qendër të vëmendjes së medias ditët e fundit për shkakun se nuk është angazhuar në grupin nismëtar të Frymës së Re Demokratike, ka folur dje, por jo për këtë çështje, por për 1 Majin dhe festimet e shfrenuara të shqiptarëve.

Kur jepja leksione arkitekture dhe historie në Universitetin e Tiranës, flisja për perandorët romakë. U thosha studentëve që perandorët thoshin: Populli do ushqim pa para dhe festa. Sa herë që fitonin perandorët, bënin festa të mëdha, shpërndanin ushqim falas dhe populli ishte i gëzuar. Një festim i tillë ndodh vetëm tek ne, pasi në mbarë botën në një ditë të tillë protestohet dhe kërkohen të drejtat e punëtorëve. Të shpresojmë që të mos betonizohen Kodrat e Liqenit sepse po u betonizuan edhe ato, ku do të festojë populli pastaj?, tha Meksi për GSH.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›