Keshilli Bashkiak, te percaktoje tarifat e reja
Nje projektvendim i hartuar pikerisht ne lidhje me transportin qytetes, kerkohet qe kompetencat per caktimin e tarifave t'i kalohen Keshillit Bashkiak. "Keshilli i Ministrave nuk mund te mblidhet sa here qe ne kete pike paraqiten probleme. Ndersa nese kjo ceshtje i delegohet Keshillit Bashkiak, atehere problemi eshte me i menaxhueshem", deklaron sekretari i Shoqates se Transportit Qytetes, Kujtim Hyka. Sipas tij, gjerat do te vihen ne rruge te mbare dhe Tirana do te kete shanse per zgjidhjen e problemit te transportit, gje qe eshte emergjente. Deri tani, shoqata ka pasur nje sere problemesh me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, e cila per hir te se vertetes nuk ka treguar gatishmeri. Madje, ky institucion i ka dhene te drejten e shperndarjes se aboneve subjektit "Shpresa-Al", i cili eshte licencuar vetem per linje rreth-qytetese dhe jo qytetese. Me ndihmen e kesaj drejtorie, "Shpresa-Al" ka dale jashte kompetencave te saj, duke marre fitime kolosale nga abonete, pa bere as edhe nje lek shpenzim. Brenda ketij muaji pritet qe Keshilli i Ministrave te dale me nje vendim te posacem per transportin urban, nga ku pritet edhe te kete rritje cmimesh. Disa ndryshime ne kuadrin ligjor do te conin ne zgjidhjen e ketij problemi madhor. Keshtu, nga ajo mbledhje pritet qe te kemi rritje te tarifave per sherbimin e transportit, si dhe ne rastin me te mire, edhe subvencionim te operatoreve per sherbimet qe kryejne. Ata jane ankuar se cmimi i karburantit eshte rritur se tepermi dhe po ashtu, edhe njerezit qe perfitojne falas ose me gjysme cmimi. Si pasoje, ne kete menyre jane shtuar edhe humbjet per privatin.