E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy arratisjet e Pajes, njeriut te quajtur "UFO"

Ilir Paja, 35 vjec, nga qyteti i Beratit, eshte cilesuar si njeriu "UFO" nga policia italiane. Per here te dyte, ai eshte arratisur ne gusht te vitit 2007 nga burgu i Sugheres, ne Livorno, ne momentin qe po transportohej drejt nje instituti shendetesor ne provincen e Kazertes, pasi kishte shfaqur probleme me shendetin. Ne momentin e ndalimit te ambulances per sherbim, shqiptari sulmoi njerin nga agjentet e eskortes, duke mundur keshtu te arratisej. Kjo ishte hera e dyte qe Ilir Paja u arratis nga burgu. Paja akuzohet per shume vepra penale si vrasje, sekuestrim personi, perdhunim etj. Ai ka qene i kerkuar nga drejtesia gjermane, nderkohe qe u arratis heren e pare nga burgu i Firences, ne Itali. Sipas agjencise se lajmeve italiane, Paja arriti t'u largohet gardianeve te burgut gjate transportimit me nje autoambulance per ne spital. Nje rast tjeter i vecante i arratisjes nga burgjet e Italise ka qene ai i Miki Rrapit. Ai vuante denimin prej 8 vjetesh ne nje burg ne qytetin e Milanos. Miki Rrapi e ka fituar lirine e tij duke perdorur nje luge, me te cilen ka hapur nje vrime 50 cm ne murin e qelise. Heren e pare, Paja ka perdorur edhe carcafet per te zbritur nga muret. I cilesuar si mjeshtri i arratisjeve nga burgu ne Itali, Paja ka mundur te ike edhe gjate masave te rrepta te sigurise. Ai akuzohet nga prokuroria italiane per vrasje, trafik droge, dhune seksuale, rrembim personi dhe shfrytezim prostitucioni. Ai tashme ka marre pseudonimin "UFO" dhe eshte bere nje nga njerezit me te kerkuar te Italise. Paja kerkohej per vrasje ne Gjermani, dyshohet per nje tjeter, ndersa u kap se bashku me nje shqiptar ne apartamentin e tyre, ku u gjeten edhe dy prostituta rumune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›