E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abonete, skeme e re per studentet

Luljeta Ndoka
Abonete e studenteve i kane blere nje pjese e madhe e qytetareve, pervec atyre qe u jane destinuar, studenteve. Shoqata Kombetare e Transportit Urban eshte ne dijeni te ketij fenomeni, ndaj edhe ka perpiluar nje strategji, sipas se ciles te jete pikerisht Ministria e Arsimit, ajo qe do te administroje kete problem. Kjo, ne menyre qe studentet te perfitojne nga e drejta per te blere abone me gjysme cmimi, ashtu sikur aktualisht ndodh vetem ne menyre teorike.
Studentet
Kujtim Hyka, sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Transportit Qytetes, SHKTQ, paraqiti dje mekanizmat se si mund te funksionoje transporti urban ne Tirane. Ai perpiqet te sqaroje mbare publikun se eshte ne dijeni te te gjitha problemeve dhe se shkaktaret per kete jane strukturat shteterore dhe vendore. Hyka ka deklaruar se njeri prej problemeve, per te cilin ka pasur shume ankesa, ka qene ai i aboneve te studenteve. "Me te dale ne treg, ato u shiten menjehere per shkak te cmimit te ulet. Aq shpejt ndodhi nje gje e tille, saqe u besua se ato nuk kishin dale fare ne treg", shpjegon Hyka. Ai thote se zgjidhja me e mire e mundshme do te ishte qe kete problem ta administronte Ministria e Arsimit dhe e Shkences. "Vetem ajo do te mundte qe te nxirrte nje numer te sakte te studenteve, te cilet kane nevoje per keto abone. Me pas, nisur nga numri i studenteve, kjo ministri te beje edhe subvencionimin per abonete", thote sekretari i Pergjithshem i SHKTQ-se.
Invalidet
E njejta skeme propozohet te aplikohet edhe per invalidet e punes, tetraplegjiket, paraplegjiket etj. "Do te ishte mire qe edhe per kete kategori, administrimin e aboneve ta bente Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta", thote Hyka. Ne kete menyre, sipas tij, do te eliminoheshin abuzimet qe behen me kartat dhe deshmite e invaliditetit. "Ka plot raste kur qytetaret jane bere anetare te Shoqates se Invalideve edhe pa qene te tille, megjithate pasi kane paguar 700 leke, ata jane pajisur me deshmi", tregon sekretari i Shoqates se Transportit. Sipas tij, keto abuzime jane ne dem te operatoreve te sherbimit te transportit urban ne Tirane.
Subvencionimi
Shkaktari me i madh i problemeve qe has sot per sot transporti qytetes eshte mungesa e subvencionimit. "Te ardhurat tona jane shume me te pakta sesa shpenzimet. E megjithate, edhe pse jemi shoqeri private, neve nuk na rimbursohet asgje", thote Kujtim Hyka. Ai tregon se aktualisht, rimbursohet vete, sherbimi qe kryen vetem Parku, i cili ka linjen e transportit Kombinat-Kinostudio. Ndersa operatoret qe perballojne pjesen tjeter te transportit ne Tirane, qe eshte edhe me e madhja, nuk rimbursohen. "Ne keto kushte, eshte e pamundur qe te krijosh standarde te sherbimit. E dime qe kushtet lene per te deshiruar, por ne nuk kemi mbeshtetjen e shtetit per sherbimin qe kryejme. Vetem nese do te kemi mbeshtetje financiare nga Ministria e Financave apo struktura te tjera do te mund te behet dicka, qe transporti urban te mos jete nje vuajtje, por komoditet", thote Hyka. Ai tregon se vlera e biletes eshte e njejta sic ka qene para 4 vitesh, kur aktualisht cmimi i naftes eshte me shume se dyfish i larte ne krahasim me vitin kur bileta u be per here te pare 20 leke.

65 mije
Eshte perafersisht numri i qytetareve, te cilet perdorin ne nje dite linjat e transportit urban ne Tirane. Shoqata e Transportit pretendon se nje pjese e mire e tyre kane abone, nje pjese tjeter perfitojne nga udhetimi falas, gje qe u shkakton humbje te medha, duke llogaritur edhe cmimin e karburantit

Sqarimi
Pse u vonuan abonete
Kujtim Hyka, sekretari i Pergjithshem i SHKTQ-se ka sqaruar se abonete u bene gati qe me 27 shkurt te ketij viti. Megjithate, vonesat jane shkaktuar per shkak se jane konstatuar abuzime me to. Keshtu, Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve (DPT) ka planifikuar dhe shperndare abone mujore per shoqerine qe kryen transport rreth- qytetes "Shpresa-AL", me seli ne Kamze. "Pervec faktit se abone mujore mund te shperndaje vetem ato shoqeri qe kryejne transport urban dhe jo rreth-qytetes, Drejtoria e Tatimeve, keto abone i ka prodhuar me te njejten ngjyre me ato te Bashkise Tirane", tregon Hyka. Sipas tij, abonete duhet te kene ngjyre te vecante per cdo bashki, si dhe emertimin e bashkise ne ekstremin e djathte te formatit te saj. Keshtu, Hyka vijon me shpjegimin e tij se abonete e prodhuara nga shtypshkronja "Vlera", hapesiren e rezervuar per emertimin e bashkise perkatese e ka te prere. Sipas Hykes, ka qene ky shkaku se pse ndodhen vonesa dhe se Shoqates Kombetare te Transportit Qytetes, iu desh te hidhte ne treg abone me ngjyre tjeter, te kuqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›