E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu-Lohan: Progres ne Marreveshjen e ripranimit

Zhvillohet takimi i pare i Komitetit te Perbashket te Ripranimit nen drejtimin e ministres se Integrimit, Majlinda Bregu dhe ambasadorit te KE-se, Helmut Lohan. Kjo mbledhje eshte bere si detyrim qe lind ne kuader te zbatimit te Marreveshjes se Ripranimit ndermjet Komunitetit Evropian dhe Shqiperise per ripranimin e personave qe qendrojne pa autorizim. Ne fillim te ketij takimi, ministrja Bregu, duke shprehur ne emer te Ministrise se Integrimit ngushellimet per viktimat e ngjarjes se Farkes, ftoi te gjithe te pranishmit te mbanin nje minute heshtje. Pas miratimit te axhendes, ministrja e Integrimit, ka theksuar se "Komiteti i Perbashket per Ripranimin ka si detyre kryesore qe te kontrolloje zbatimin e marreveshjes, te vendose masat e nevojshme per zbatimin e njejte te kesaj marreveshjeje, te kete shkembime te rregullta informacioni mbi protokollet per zbatim te hartuar nga shtete te vecanta anetare dhe Shqiperia". Gjithashtu, Bregu vuri ne dukje hapat qe jane ndermarre nga Qeveria shqiptare per zbatimin e kesaj marreveshje, si ndryshimet ligjore te ndermarra, ndryshimet strukturore dhe organizative, trajnimet e stafit te perfshire me ceshtjet e ripranimit etj. Sipas komunikates te dy diteve me pare te Komisionit, Shqiperia tashme po jep prova te qarta perparimi drejt Bashkimit Evropian. Ne kete komunikate theksohet se eshte arritur sukses ne angazhimet e MSA-se dhe Marreveshjes se Ndermjetme. D.Dedej

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›