E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli Britanik mbyll zyrat ne Rusi

Agjencia kulturore britanike, e njohur si Keshilli Britanik, i ka mbyllur zyrat e veta rajonale ne Rusi per shkak te atij qe e ka cilesuar si shantazh nga ana e autoriteteve ruse.
Ne kuader te nje mosmarreveshjeje per statusin e organizates, ditet e fundit punonjesit ruse te Keshillit Britanik ne Shen Pjeterburg dhe Jekaterinburg jane marre ne pyetje nga policia sekrete. Sekretari i Jashtem Britanik, David Miliband, tha se veprimet e Moskes nuk i shkonin per shtat nje vendi te madh. Kryetari i Keshillit Britanik, Lord Kinnock, tha se punonjesit e tij kishin duruar ngacmime sistematike. Sipas korrespondentit te BBC-se ne Moske, origjina e mosmarreveshjes lidhet me vrasjen e vitit 2006 ne Londer te ish-agjentit rus, Alexander Litvinenko.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›