Perkeqesohen marredheniet Britani-Rusi
Punonjes nga organizata, British Council thone se jane detyruar te mbyllin zyren e tyre ne Shen Pjeterburg pasi agjente te sherbimit sekret kane marre ne pyetje punonjesit e tyre ruse. Ambasadori rus ne Londer u thirr ne zyren e ministrise se jashtme. Sekretari i jashtem britanik, David Miliband, ka thene se perpjekjet per te frikesuar stafin e Keshillit britanik ishin te papranueshme. "Se pari, shkembimi kulturor mund te jete vetem nje gje e mire midis dy vendeve si Britania dhe Rusia; se dyti puna e keshillit britanik ne Rusi eshte teresisht e ligjshme sipas ligjit rus dhe nderkombetar dhe ne mendojme se ka rendesi te mbrohet integriteti i zyrtareve tane ne punen qe po bejne. Ne mund te themi se humbesit e vetem nga cdo sulm qe i behet Keshillit Britanik jane shtetasit ruse qe duan te perdorin Keshillin Britanik - 1.4 milione vitit e kaluar si dhe reputacioni i qeverise ruse. Une shpresoj se ka ende kohe per qeverine ruse te gjeje menyre per te ruajtur punen e rendesishme kulturore qe zhvillohet midis dy vendeve tona." Politikanet britanike jane te bindur se incidenti me i fundit ka te beje me teper me vrasjen e ish oficerit te sherbimit sekret rus, Alexander Litvinenko, ne Londer ne 2006. Britania ende po kerkon ekstradimin e personit kryesor qe dyshohet per vrasjen e tij, Andrei Lugovoi.