Këshilli Kombëtar i PD, lista zyrtare e emrave të rinj
ADI SHKEMBI Zyrtarizohet lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Pas votimit të ditës së hënë, vetëm në orët e para të së premtes janë plotësuar procesverbalet dhe është siguruar përfaqësimi i 30 për qind të grave në listë. Në 100 emrat që kanë siguruar pjesëmarrjen në Këshillin Kombëtar, bien në sy mungesat e kritikëve të kryeministrit Berisha, përkrahësit e Presidentit Bamir Topi, si dhe votimi i çiljeta Xhilagës. Në krahasim me listën e katër viteve më parë, Këshilli ka 57 anëtarë të rinj. ListaKryeministri Sali Berisha mban sërish kreun e listës, ku nga 1206 vota të vlefshme, ka marrë 1201 vota. Pas tij renditen dy nënkryetarët, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi dhe në vendin e katërt sekretari i përgjithshëm, njëherësh Ministër i Financave, Ridvan Bode. Në 10 emrat e parë, më të votuar janë gjithashtu edhe Sokol Olldashi, Edi Paloka, Bujar Nishani, Flamur Noka, Lulzim Basha dhe Majlinda Bregu. Në listë bie në sy pjesëmarrja e një pjese të madhe të deputetëve aktualë të Partisë Demokratike, si dhe stafi i kryeministrit Berisha në qeveri. Ndër më të votuarit pas zgjedhjeve të 14 dhjetorit janë edhe ministrat Ruli, Xhaferri e Tafaj, si dhe deputetët Doda, Rusmali, Bogdani, Strazimiri e Bulku. Këngëtarja e njohur çiljeta Xhilaga, e cila ka shoqëruar Partinë Demokratike në fushatën e zgjedhjeve të 28 qershorit, është renditur në vendin e 55-të me 502 vota, një pozicion më i mirë ky sesa ai i dy ish-ministrave të kabinetit “Berisha 1”, Besnik Mustafaj dhe Bujar Leskaj. Megjithë kritikat ndaj lidershipit aktual, Mustafaj ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtar i Këshillit Kombëtar. Në listën e publikuar dje nga kryetari i komisionit, Igli Cara, bie në sy mungesa e 14 deputetëve aktualë të PD-së, ndërkohë që është bërë kujdes për të siguruar përfaqësimin e 30 për qind të grave, pas ndryshimeve të fundit statutore. Në listën e deputetëve që nuk janë futur në listën prej 100 anëtarësh janë Viktor Gumi, deputet i Tiranës, Ylli Lama, deputet i Durrësit, Rahim çota, Dashnor Sula e Sybi Hida të qarkut të Elbasanit, Ismail Hoxha i Korçës, Kreshnik çipi deputet i Vlorës, Gëzim Dibra, Paulin Sterkaj e Ndue Paluca të Shkodrës, Vasillaq Ngresi i Fierit, Mehmet Xheka e Lefter Maliqi të Beratit, si dhe Sherefedin Shehu deputet i Dibrës. MungesatLista e Këshillit Kombëtar ka pësuar një ndryshim thuajse 50 për qind të anëtarëve. Plot 57 anëtarë nga 125 që kishte Këshilli i vjetër (së bashku me anëtarët e kouptuar) nuk do të zënë më vendet e tyre në këtë forum. Kështu kritikët e lidershipit të PD-së, Aleksandër Biberaj dhe Omer Stringa, të cilët ishin më parë edhe anëtarë të kryesisë, nuk kanë mundur të marrin votat e mjaftueshme për t’u përfaqësuar, ndërkohë që për shkak të pozicionit është larguar Maksim Cikuli (aktualisht këshilltar i Presidentit Topi). Nga lista janë hequr automatikisht edhe Preç Zogaj e Aleksandër Meksi, të cilët në zgjedhjet e fundit konkuruan me parti të tjera. Gjithashtu nuk janë edhe Pal Dajçi (prefekti i Lezhës), Sali Shehu, Engjëll Cara e Rexhep Uka ish-deputetë të Partisë Demokratike dhe mbështetës të Presidentit Bamir Topi. Mbledhja e Këshillit KombëtarNë përfundim të daljes së rezultateve të votimit të Kuvendit të 9 për anëtarët e Këshillit Kombëtar, ky forum pritet të mblidhet për të përcaktuar anëtarët e kryesisë. Mbi 40 kandidatura do të votohen në mbledhje për 25 vendet e forumit më të rëndësishëm të Partisë Demokratike. Gjithashtu këshilli do të votojë edhe sekretarët e rinj të PD-së. Emrat që mungojnëAgron HazisllariAgron MusarajAgron SharraAleksandër BiberajAleksandër MeksiAntoneta MalajArben XhikuBardhyl LondoBexhet çobaniBlerim çelaDotorea KonomiEdmir KapidaniElsa MeksiEngjëll CaraEris HoxhaFerdinand MuratiFlamur ShehuFlutura HaskoGenc JukaHasan HaliliHekuran HoxhalliIbsen EleziIlda LubonjaJustina BoriçiKolec TopalliKujtim HarshovaLiri DibraLuan MallteziMaksim CikuliMargarita QirkoMevlan XhindoliMigena ReçiMilika JahoMimoza HasekiuMitro çelaMujë BuçpapajNatasha ShehuNermin BashaNestor TereskaOmer StringaPal DajçiPreç ZogajRexhep UkaRahim KaleciRoland BejkoSali ShehuShkëlqim HoxhaShkëlqim HysajSuzana PanaritiTeuta KalemiUran ButkaValbona QehajaVeli RadaVoltana AdemiYlber VataYlli PangoYlli PirroAnëtarët e Këshillit Kombëtar1 Sali Berisha, Kryeministër 1201 vota2 Jozefina Topalli, nënkryetare PD 1144 vota3 Astrit Patozi, nënkryetar PD 1133 vota4 Ridvan Bode, sekretar i përgjithshëm 1121 vota5 Sokol Olldashi, Ministër i Punëve 1097 vota 6 Edi Paloka, deputet 1005 vota7 Bujar Nishani, Ministër i Drejtësisë 970 vota8 Flamur Noka, deputet 949 vota9 Lulzim Basha, ministër i Brendshëm 944 vota10 Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit 917 vota11 Mesila Doda, deputete 916 vota12 Ilir Rusmali, deputet 830 vota13 Jemin Gjana, deputet 809 vota14 Gert Bogdani, deputet 801 vota15 Genc Ruli, Ministër i Bujqësisë 800 vota16 Gent Strazimiri, deputet 800 vota17 Rajmonda Bulku, deputete 784 vota18 Albana Vokshi, deputete 757 vota19 Ferdinand Xhaferri, ministër i Kulturës 726 vota20 Myqerem Tafaj, ministër i arsimit 725 vota21 Edmond Spaho, deputet 723 vota22 Fatos Beja, deputet 721 vota23 Keltis Kruja, prefekt i Tiranës 704 vota24 Ferdinand Poni, zv.ministër i Brendshëm 702 vota25 Erla Mehilli, zëdhënëse e PD 676 vota26 Florian Mima, deputet 666 vota27 Genc Pollo, ministër i Shtetit 665 vota28 Gazmend Oketa, deputet 659 vota29 Armand Teliti, drejtor i gjendjes civile 652 vota30 Sahit Dollapi, drejtor i ujësjellësit 641 vota31 Arenca Trashani, deputete 640 vota32 Halit Shamata, zv.ministër i arsimit 638 vota33 Arben Imami, ministër i Mbrojtjes 596 vota34 Albert Avduli, shef organizimi i PD 595 vota35 Fatos Hoxha, deputet 585 vota36 Fatbardh Kadilli, deputet 578 vota37 Lajla Pernaska, deputete 573 vota38 Ahmet Omi, nënkry. i Bashkisë Shkodër 565 vota39 Bardh Spahia, zv.m. i Shëndetësisë 559 vota40 Leonard Demi, deputet 554 vota41 Aurel Bylykbashi, ish deputet 547 vota42 Oerd Bylykbashi, shef kab. i kryeministrit 545 vota43 Bislim Ahmetaj, drejtor te M. Bujqësisë 541 vota44 Nesti Kiri, drejtor i rrugëve Shkodër 539 vota45 Elvana Hana, Drejtoreshë e ISKSH 537 vota46 Enkelejd Alibeaj, deputet 536 vota47 Arqile Gorea, drejtor i postës 535 vota48 Ardian Turku, nënkryetar i Kuvendit 532 vota49 Tritan Shehu, deputet 526 vota50 Eduart Halimi, deputet 522 vota51 Alfred Rushaj, zv.ministër i Financave 513 vota52 Eduard Ndreu, drejtor porti në Durrës 511 vota53 Ilir Bano, deputet 507 vota54 Gjergj Lezhja, sek. i përgjith. kryeministrisë 506 vota55 Ciljeta Xhilaga, këngëtare 502 vota56 Bardh Rica, kryetar i qarkut Lezhë 502 vota57 Ledina Aliolli, deputete 482 vota58 Shaban Memia, drejtor i ALUIZNI-t 481 vota59 Ylli Asllani, këshilltar i kryeministrit 477 vota60 Arben Qirjako, kryeregjistrues 470 vota61 Sokol Lekaj, zv.drejtor i Doganave 468 vota62 Alfred Olli, drejtor i emergjencave civile 466 vota63 Gjergj Bojaxhiu, anëtar i kryesisë 466 vota64 Nirvana Leka, drejtoreshë shkolle 457 vota65 Juela Mecani, zëdhënëse e kryeministrit 455 vota66 Besnik Mustafaj, ish deputet 454 vota67 Gentiana Boksi, këshilltare e grupit PD 448 vota68 Osman Metalla, deputet 447 vota69 Suzana Guxholli, këshilltare e kryeministrit 444 vota70 Bujar Leskaj, ish ministër i Kulturës 436 vota71 Njazi Kosovrasti, këshilltar i kryeministrit 432 vota72 Arta Sakja, anëtare e Këshillit Kombëtar 427 vota73 Azgan Haklaj, ish deputet 424 vota74 Ilir Kondi, Drej. i Qendrës së Publik. Zyrtare 424 vota75 Spiro Ksera, Ministër i Punës 418 vota76 Valdete Vorpsi, pedagoge 418 vota77 Mirela Tabaku, këshilltare e kryeministrit 417 vota78 Admirim Shehu, sek. i degës së PD Fier 416, vota79 Shefqet Bruka, kryetar i qarkut Kukës 416 vota80 Barie Isufi, Drejt. e Shërb. qeveritare, Vlorë 411 vota81 Marjeta Zace, drejt. në M. Drejtësisë 408 vota82 Besnik Jaku, Drejtor i QKB 407 vota83 Selami Xhepa, deputet 407 vota84 Dhori Kule, Rektor i UT 406 vota85 Mark Marku, deputet i PD 406 vota86 Mirgen Lata, drejtor në M. Transporteve 403 vota87 Eduard Ypi, drejtor në M. Financave, 400 vota88 Fahri Balliu, botues i gazetës “55” 400 vota89 Gjoke Uldedaj, deputet 398 vota90 Luan Skuqi, deputet 397 vota91 Amantja Cullhaj, specialiste e organizimit PD 394 vota92 Ardita Becolli, gazetare 384 vota93 Edit Harxhi, zv.ministre e Jashtme 381 vota94 Dhurata Cupi, drejt. në M. Brendshme 363 vota95 Paulina Hoti, deputete 362 vota96 Zana Turku, zv.ministre e Kulturës 359 vota97 Gjorgjeta Hila, juriste, kryetare e FRPD 352 vota98 Sonila Baka, drejt. në M. Transporteve 345 vota99 Adriana Gjoni, deputete 331 vota100 Jorida Tabaku, zv.ministre e Integrimit 331 vota