E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton Do ti japim mbeshtetjen tone Indise kunder sulmeve terroriste

“Do t`i japim mbështetjen tonë të plotë Indisë në përpjekjen e saj për t`u mbrojtur nga sulmet terroriste”, deklaroi sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton.

Klinton e bëri këtë koment në një takim me ministrin e Jashtëm indian ne Nju Delhi, më pak se një javë pas shpërthimeve ku u vranë 19 persona në kryeqytetin Mumbai.

Çështjet që pritet të dominoje bisedimet midis Klintonit dhe zyrtarëve indianë, përfshijnë luftën kundër terrorizmit, shqetësimet e Indisë në lidhje me mbështetjen e dyshuar për militantët nga fqinjët e Pakistanit, tërheqja e SHBA-së nga Afganistani, si dhe zhvillimeve në lidhje me çështjet ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›