Parku, Rama: Masakër mjedisore, për interesa klienteliste
Tiranë- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një bisedë me gazetarët, nga ku ka kritikuar prerjen e pemëve në Parkun e Tiranës.
Sipas tij prerja e durëve është një masakër mjedisore, dhe gjithçka bëhet për interesa personale.
Sot me alibinë e zgjerimit të rrugës ajo që po ndodh është hapja e territorit të parkut për interesat e një klientele tanimë famëkeqe në Tiranë me dominancë jashtëzakonisht të fortë në vetë ekonominë e vendit,- tha Rama.
Rama e sheh me rrezik zgjerimin e rrugës së Elbasanit, pasi sipas tij ky shkatërrim mund të vijojë edhe për pjesë të tjera të parkut. Ai ka kritikuar edhe dhënien e lejeve të ndërtimit në zonën e Liqenit, ku sipas Ramës sjell shkatërrimin e të gjithë zonës.