E Diel, 1 Nëntor 2026

Keshilli Mbikeqyres i BSH miratohen dy kandidatura


Komisioni Parlamentar i Ekonomisë pranoi edhe dy kandidaturat të tjera të propozuara nga kuvendi për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Dhori Kule, rektori aktual i Universitetit të Tiranës ishte kandidatura e propozuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ndërsa pas tij u votua edhe Ela Golemi e propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Me dy miratimet e radhës, ka mbetur edhe një tjetër vend për t'u plotësuar në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës qëndrore, që propozohet nga opozita. Partia Socialiste ka njoftuar se kandidatura e saj do të jetë ajo e deputetes aktuale ermelinda meksi, ish-ministre e Ekonomisë dhe Integrimit.   

Ermelinda Meksi eshte nje nder figurat e Partise Socialiste, me nje karriere te pasur ne kete parti dhe ne qeverisje, duke mbajtur edhe poste ministrore si ministre e Integrimit ne qeverine 'Nano'.

Nese zgjidhet nga Kuvendi, zonja Meksi do te lere mandatin e deputetes, nderkohe qe ne vend te saj, ne Kuvend do te ulet djali i ish-deputetit socialist, Fatmir Xhindi, i vrare ne vitin 2009.

Sipas nenit 44, pika 2, “të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: a) Pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi; b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës. Presidenti i Republikës emëron guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, mbështetur në propozimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zgjedh dhe emëron zëvendësguvernatorët, mbështetur në propozimin e bërë nga guvernatori”. Qeveria ka propozuar Ardian Fullanin, Elizabeta Gjonin dhe Petraq Milon si anëtarë të këtij këshilli. Fullani është drejt marrjes për herë të dytë të postit të guvernatorit, i cili ka një mandat 7-vjeçar. Kuvendi pritet të votojë 6 kandidatë për në këshill. Ndërsa tre anëtarët e tjerë Halit Xhafa, Ardian Civici dhe Arjan Kadareja do të vazhdojnë në këshill, pasi nuk i ka mbaruar mandati.
 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Albpetrol do të shitet 100 %
Qeveria ka dërguar në kuvend një ligj të posacëm për privatizimin e Albpetrol-it. Drafti, që pritet të diskutohet javën tjetër, ndryshe nga privatizimet e tjera strategjike, parashikon shitjen e 100 për qind të aksioneve të kompanisë së vetme publike të prodhimit të naftës. Korcë, mungon tregu për shitjen e mollëve
Qarku i Korcës i njohur për kultivimin e mollës përballet me mungesën e tregut gjë që për fermerët shënon një kosto të madhe financiare. Buxhet “i varfer” 2012
Qeveria është detyruar të tërhiqet përballë krizës dhe të parashikojë për vitin e ardhshëm një nga buxhetet me rritjen më të vogël historike.
Stringa: Borxhi i lartë, ndërmarrje drejt falimentimit
Nuk ka një limit të sanksionuar nga literatura ekonomike botërore për nivelin e borxhit publik, por është e qartë se për një vend të pastabilizuar me buxhet të vogël, niveli prej 60 për qind mund ta kthejë vendin në një ndërmarrje që ecën drejt falimentimit.
Cani: Qeveria po manipulon PBB-në për borxhin
Për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Shkëlqim Cani, këmbëngulja e qeverisë për rritjen e ekonomisë këtë vit në terma reale në masën 4 për qind, lidhet thjesht me synimin për të manipuluar të dhënat e borxhit.

Lajmet kryesore

Beteja për modelin e ri ekonomik
Berisha: Rama ka teori marksiste; reagon kreu socialist
Albpetrol do të shitet 100 %
Shfrytëzimi i lumenjve, nga 1 nëntori ndalohen
Dilema torturuese e Greqisë
Vlorë, sekuestrohen 60 kg hashash

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›