E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Mbikqyrës i Albpetrolit shkarkon drejtorin Gjoni

Këshilli Mbikëqyrës i kësaj kompanie ka zhvilluar dje një mbledhje në të cilën është vendosur për shkarkimin nga detyra të Ylli Gjonit, duke e zëvendësuar atë me Ferdinand Muratin. Shkak i shkarkimit të Gjonit ka qenë ecuria jo e mirë e kompanisë, ku sipas ministrit Prifti, ajo nuk ka mundësi për të paguar as punonjësit.

Krahas kësaj, gjatë konferencës për shtyp të dy ditëve më parë, Prifti lajmëroi fillimin e procedurave për privatizimin e Albpetrolit, duke e parë si të vetmen mënyrë për nxjerrjen e saj nga vështirësitë.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›