Tejkalojnë planifikimet
Prej fillimit të vitit e deri në shtator, PTK`ja ka realizuar 40 milionë euro profit neto, apo 42 për qind më shumë të hyra se plani i paraparë për vitin 2009. Drejtuesit e kësaj kompanie e konsiderojnë meritë të drejtorit Shyqyri Haxha.
Për dhjetë muaj nën menaxhimin e drejtor Shyqyri Haxha, Posta dhe Telekomi i Kosovës ka pësuar ndryshime rrënjësore pozitive në aspektin e menaxhimit në ofrimin e shërbimeve të konsumatorëve dhe në investimet kapitale.
Të paktën kështu ka deklaruar vetë kallauzi i kësaj kompanie. Gjithashtu PTK gjatë të njëjtës periudhë, krahas profitit të planifikuar, ka arritur që deri në këtë kohë ta tejkalojë planin për 42 për qind. Në një prezantim para medieve, kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së ka paraqitur sukseset e menaxhmentit në dhjetë muajt e fundit, duke e ilustruar këtë me grafikonet e rritjes së kompanisë në të gjitha fushat.
PTK në fillim të vitit 2009 ka pasur rënie të të hyrave, mirëpo me masat emergjente të ndërmarra në muajt në vazhdim, si rezultat i projekteve dhe produkteve të njëpasnjëshme, të cilat i kemi lansuar në treg, uljes së shpenzimeve dhe menaxhimit efikas, ka arritur rezultate të jashtëzakonshme, ka thënë drejtori Haxha.
Këto rezultate, sipas tij, në veçanti kanë realizuar neto profitin në shumën prej 40 milionë euro, që është për 111 për qind mbi planin për periudhën e njëjtë, apo thënë ndryshe 42 për qind mbi planifikimin për vitin 2009.
Ai ka paraqitur edhe dhjetë projekte të mëdha që tregojnë për punët kapitale që janë bërë në PTK si licenca e katërt në Shqipëri, fijet optike në shkolla dhe institucione të tjera shtetërore, ristrukturimi i njësive biznesore, Faza e VI (3G), Internet Protocol Television (IPTV); sistemi i ri i BILINGUT; lansimi i numeracionit të ri 045, luftimi i dukurisë SIM TO SIM, ulja e shpenzimeve si dhe rritja e numrit të konsumatorëve dhe e të hyrave financiare.
Posta dhe Telekomi i Kosovës prej ardhjes time ka shënuar pozitivisht një ndryshim evident. Të gjitha këto kanë ndikuar direkt në rritjen e vlerës së kompanisë, numrit të konsumatorëve dhe rritjes së neto profitit, tha Haxha.
PTK, sipas tij, deri në fund të vitit do të publikojë edhe rezultate të tjera edhe më të mira se këto. Kjo për faktin se kompania ka shënuar një kthesë të madhe në zgjerimin e gamës së produkteve, shërbimeve kualitative, imazhit dhe numrit gjithnjë në rritje të konsumatorëve të saj nën udhëheqjen e Shyqyri Haxhës.