Mourinjo gjysmë i kënaqur: Duhet ta mbyllnim ndeshjen!
“Jam i kënaqur për mënyrën si luajtëm në pjesën e parë dhe si luftuam në të dytën. Nuk është e lehtë të luash pas një ndeshjeje në Ligën e Kampionëve, bëmë 3-4 ndryshime në formacion. Por ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe, duhet të ishte më e lehtë. Patëm raste ta mbyllnim që në 45 minutat e para. Rezultati 2-1 i dha zemër Katanias dhe na e bëri më të vështirë në fund”, u shpreh portugezi.
Më tej ai ka vlerësuar fantazistin hollandez, Uesli Shnajder, duke theksuar se loja e tij i jep ekipit rrezikshmëri në fazën sulmuese. Pastaj flet për ndryshimet në formacion: “E lashë Samuelin pushim, sepse Kordoba ishte gati për të luajtur. E njëjtë gjë edhe me Vieiranë në vend të Stankoviçit. Patriku po kalon një moment të mirë dhe kam besim në lojën e tij”.
Po Baloteli? “Nuk përgjigjem – tha portugezi -. Jam i kënaqur për lojën e ekipit në pjesën e parë dhe për tre pikët, që në kampionat janë shumë të rëndësishme”.
Pas ndeshjes së fituar ndaj Katanias në “San Siro” ka folur edhe Samuel Eto. “Më mungon shumë Milito – tha kamerunasi, që megjithëse nuk shënoi, meritoi duartrokitjet e sportdashësve në stadium, kur u zëvendësua pak minuta para fundit.
Por ai nuk do të komentojë paraqitjen e shokut të repartit, Baloteli, në ndeshjen e mbrëmshme: “Nuk paguhem për të gjykuar Balotelin. Gjendem mirë me të gjithë shokët e skuadrës që luajnë në sulm – shtoi Eto – pra, edhe me Balotelin”.