Na dëmtuat

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj raportit të Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane, të publikuar në maj të këtij viti.
Në raportin e saj kjo organizatë joqeveritare ka përmendur PDK’në si parti të lidhur me SHIK’un, i cili sipas raportit, merr rreth 200 milionë dollarë në vit nëpërmjet ryshfetit, zhvatjes dhe reketit.
Kjo e ka shtyrë Jakup Krasniqin, Sekretar i Përgjithshëm i PDK’së, t’ia dërgojë një letër autorit të raportit, David L. Philips, si dhe gjithë anëtarëve të Bordit të Komitetit Kombëtar të Politikës së Jashtme Amerikane.
Letrën e tij të dërguar më 28 maj, Krasniqi e fillon duke shprehur falënderime për punën e çmuar të David L. Philipsit, lidhur me çështjen shqiptare, si në Kongres, Departamentin e Shtetit dhe në Këshillin për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
“Raporti juaj i fundit mendoj se ka qenë një raport informativ dhe i dobishëm për Kosovën. Megjithëkëtë, më duhet të sqarojë një pikë të raportit. Ju thoni se: ‘SHIK’u është strukturë e inteligjencës nëntokësore e PDK’së dhe brenda vitit thuhet se merr 200 milionë dollarë nëpërmjet ryshfetit, zhvatjes, reketit dhe shërbimeve të mbrojtjes’, duke cituar një burim të vetëm anonim në New York”, thuhet në fillim të letrës së Krasniqit, të cilën e ka siguruar Expressi.
“Nuk pajtohem dhe dua të theksoj se besoj thellësisht që kjo deklaratë është absolutisht e pavërtetë dhe padrejtësisht njollos imazhin e PDK’së, partisë më të madhe në koalicionin qeveritar dhe çka është më me rëndësi, ajo e njollos imazhin e Kosovës”, vazhdon Krasniqi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...