E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli bashkiak miraton kreditë e buta për 409 familje të pastreha

06/04/2012  Vijojnë aplikimet, do përzgjidhen edhe 800 të tjera

Miratohe pas një mungese pothuajse dy vjeçare Këshilli Bashkiak i ka hapur udhë lëshimit të kredive për të pastrehët në kryeqytet. Në mbledhjen e ditës së djeshme, këshilli ka miratuar dy vendime, me listën e familjeve të pastreha që plotësojnë kriteret për të marrë kredi nga banka, interesat e të cilës do të subvencionohen nga Bashkia. Në tabelat bashkangjitur shkrimit do të gjeni të plotë strukturën e apartamenteve që secili aplikues përfiton në bazë të plotësimit të kriterit të të ardhurave dhe anëtarëve të familjes. Gjithashtu është detajuar edhe vlera maksimale e apartamentit që do të përfitohet në bazë të kritereve që plotësohen. Vendimi i parë i miratuar në unanimitet nga anëtarët e këshillit, konfirmon marrjen e kredive nga familjet që kanë aplikuar që në kohën e Ramës, ndërsa në vendimi tjetër që u miratua vetëm me votat e të djathtës në këshill ishin listat e reja të familjeve që nuk janë diskutuar në mbledhjet e mëparëshme, vendim i cili nuk u aprovua nga të majtët në këshill. Procedurat e aplikimit do të vijojnë, pasi në total për tu shpërndarë janë rreth 1270 kredi, duke lënë kështu ende të hapura edhe 800 kredi të tjera, që do të përzgjidhen nga aplikimet e reja që do të bëhen pranë njësive bashkiake dhe zyrave të tjera vendore. Pas akuzave të lëshuara nga këshilltarët e majtë për përfshirë militantiste në listat e përfituesve të vendimit të dytë, kryebashkiaku Lulëzim Basha ka deklaruar se “Janë shqyrtuar në mënyrën më transparente thellësisht nevojat, kërkesat dhe kriteret që përcakton ligji para se t’i paraqitej për vendimmarrje këtij këshilli lista prej 184 qytetarëve për miratim, familje faktikisht. Kësaj liste i bashkëngjitet një liste tjetër prej 225 familjesh të evidentuara sipas ligjit në proceduara të aplikuara nga administrata e mëparshme dhe të miratuara nga ajo administratë. Pra në këtë mbledhje ne miratojmë gjithsej 409 kredi të buta për strehim”, ka deklaruar Basha gjatë mbledhjes. Po gjatë mbledhjes së djeshme janë miratuar edhe gjashtë vendime të tjera.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›