Kanosin me armë mjekun, nuk trajtoi të miturin
06/04/2012 Ndalohen 2 shtetas: Nuk na dha ndihmën e parë, na këshilloi pediatrinë
VLORE- Kanosin me armë mjekun e rojës në qendrën shëndetësore të Vlorës, procedohen 2 persona. Këta të fundit kanë qëlluar me armë në ambientet e poliklinikës së qytetit, duke kërcënuar seriozisht për jetë mjekun me akuzën se nuk i kishte dhënë ndihmë mjekësore një fëmije njëvjeçar.
Ngjarja
Policia e Vlorës bëri me dije se ka arrestuar dy agresorë, 45-vjeçarin I. Dalipaj dhe 25-vjeçarin S. Nexhipi, të cilët kishin qëlluar mbi mjekun e poliklinikës së qytetit të Vlorës. Dy të proceduarit kanë shkuar në poliklinikë pasi kishin sëmurë fëmijën 1 vjeç dhe kanë kërkuar ndihmën e parë në këtë qendër. Konflikti ka ndodhur pas insistimit të mjekut që fëmija të nisej drejt repartit të pediatrisë në spitalin e Vlorës, pasi kishte nevojë për ndihmë të specializuar dhe trajtim spitalor. Pas përplasjeve verbale të 2 të ndaluarve, të cilët insistonin që mjeku të trajtonte të voglin ka ardhur dhe përplasja fizike mes 2 palëve. Policia ende nuk ka saktësuar se cili prej 2 të autorëve ka shtënë me armë ndaj mjekut duke i kërcënuar seriozisht jetën.
Pas marrjes në pyetje në polici, dy të arrestuarit kishin rrëfyer se e kishin qëlluar mjekun për shkak se kur ishte mjek roje në turn në ambulancën qendrore nuk i kishte dhënë ndihmë mjekësore të miturit të familjes së tyre. I. Dalipaj dhe S. Nexhipi akuzohen për vepren penale të goditjes për shkak të detyrës dhe kanosjes për shkak të detyrës, si dhe për armëmbajtje pa leje.