Itali, prifti abuzim seksual me një minoren shqiptar
06/04/2012 Prokuroria e Firences nis hetimet, pedolifia 3 deri në 5 vjet më parë
ITALI- Për të dytën herë priftërinjtë italianë bëhen protagonistë të abuzimeve seksuale me fëmijët shqiptarë. Pa u shuar ende jehona e arrestimit të priftit të Xhenovas Don Ricardo Seppia që u akuzua se shpërndante kokainë dhe bëntë seks me 3 fëmijë, njëri prej tyre minoren shqiptar, i vjen radha qytetit të Firences, ku dje policia bastisi shtëpinë e priftit Don Daniel Rialti dhe kontrolloi banesën e një shqiptari në Empoli, i cili dyshohet të jetë viktima e tij. Për të mësuar më tepër rreth rasteve të pedofilisë stafi i skuadrës së policisë në Firence, ka bastisur edhe shtëpinë në Empoli, ku ka jetuar më parë Do Rialti. Gjithashtu disa pajisje kompjuterike janë sekuestruar, nga të cilat hetuesit besojnë se mund të ndjekim emrat e personave që do të dëgjohen si dëshmitarë. Gjithashtu, policia ka bastisur edhe shtëpinë e një shqiptar të ri në Empoli. Djali tani është i rritur, por ka qenë minoren në periudhën në të cilën pretendohen këto abuzime seksuale që datojnë ndërmjet 5 dhe tre vjet më parë, kur Don Rialti ishte në famullinë e Empolit. Shqiptari u dëgjua mëngjesin e djeshëm në selinë e policisë. Rasti i dyshuar i abuzimit të fëmijëve u zbulua nga Prokuroria e Firences që hetonte mbi një atentat më 4 nëntor të vitit të kaluar. Kryepeshkopi Imzot Giuseppe Betori denoncoi se sekretari i tij, Don Polo Brogi, u plagos nga një armë zjarri. Dy episodet nuk janë të lidhura, por disa dëshmitarë që janë dëgjuar për historinë e Don Rialtit, tashmë janë marrë në pyetje nga policia gjatë hetimeve mbi plagosjen. Hardwari dhe disa materiale kompjuterike janë sekuestruar nga policia edhe në shtëpinë në Opera Madonina në Firence, me të cilën ka lidhje Don Daniel Rialti, prifti që ndodhet në qendër të hetimeve për rastet e dyshuara të pedofilisë në Firence. Don Rialti, ndër të tjera është edhe gjyqtar i gjykatës dioqezane kishtare, ndërsa tre vjet më parë ai u transferua nga famullia e Empolit në Scandiçi të akipeshkvit Giuseppe Betori. Ndërkaq prokurori publik në Firence, Giuseppe Quattroçhi, tha se do të hapet një fashikull për dy gazetarë të gazetës italiane “Panorma”, të cilët kishin botuar një artikull, në të cilin e përfshinin priftin Rialti në skandalin e pedofilisë.
Precedenti e fenomeni
Vitin e kaluar u vu nën akuzë prifti italian Don Riçardo Seppia. Ai akuzohej se shpërndante kokainë dhe bëntë seks me 3 fëmijë, njëri prej tyre minoren shqiptar. Ai u akuzua se fliste me kamera në internet me shqiptarin dhe i kishte ofruar kokainë. Ende vijon procesi gjyqësor. Ndërkaq, media italiane ka zbuluar me dhjetëra skandale të abuzimeve seksuale të priftërinjve me të mitur, kryesisht të huaj. Shumica e rasteve u përkasin abuzimeve homoseksuale. Skandali i priftërinjve pedofilë trondit Vatikanin herë pas here dhe vetë Papa është detyruar të kërkojë ndjesë.