Këshilli i BE-së tarifa të reja ndaj produkteve ruse

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar tarifa të reja që synojnë produktet bujqësore dhe plehrat nga Rusia dhe Bjellorusia që më parë nuk i nënshtroheshin detyrimeve shtesë.
Masat synojnë të pakësojnë varësinë e vendeve evropiane nga importet nga Bjellorusia dhe Rusia, si dhe të shkurtojnë buxhetin e Moskës dhe kapacitetin e saj për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës. Për më tepër, ajo ka potencialin për të rritur prodhimin e BE-së.
“Zbatimi i këtyre tarifave do të monitorohet nga afër për të siguruar që industria e plehrave të BE-së dhe fermerët të mbrohen. Rritja e tarifave për plehrat do të bëhet gradualisht, gjatë një periudhe tranzicioni prej tre vjetësh”, tha Këshilli i BE.
Me hyrjen në fuqi të këtyre ndryshimeve më 1 korrik 2025, tarifat e BE-së do të zbatohen për të gjitha produktet bujqësore nga Rusia.
Kategoritë që i nënshtrohen tarifave të reja mbulojnë rreth 15% të të gjitha importeve bujqësore nga Rusia në BE që nga viti 2023.
Për plehrat nga Rusia, në vitin 2023, kategoritë për të cilat aplikoheshin detyrimet përbënin 25% të importeve në këtë sektor, afërsisht 3.6 milionë tonë me vlerë 1.28 miliardë euro.
Në fund të majit, Parlamenti Evropian mbështeti vendosjen e tarifave për këto kategori produktesh nga Rusia dhe Bjellorusia. Këto tarifa pritet të ndalojnë efektivisht importin e këtyre mallrave në BE.
Tarifat për shumicën e produkteve bujqësore nga Rusia dhe Bjellorusia kanë qenë në fuqi në BE që nga korriku 2024.
/rtsh.al/