Këshilli i Mandateve "Ok" heqjes së imunitetit të Doshit, Ballës e Bares
TIRANE- Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve nuk ka dëgjuar sot në seanca dëgjimore të veçanta deputetët e Partisë Socialiste, Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare, për të cilët Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e imunitetit, lidhur me rolin e tyre në protestën e 21 janarit.
Duket se shkak për këtë është bërë një letër e dërguar nga ta, ku pranojnë heqjen e imunitetit, ndërsa shpjegimet pritet t'i japin në seancën plenare të radhës, sic thuhet në letër.
Megjithatë Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve është shprehur dakord për ndjekjen penale të tre deputetëve të PS-së.
Kështu, Këshilli do të dërgojë në Kuvend raportin për heqjen e imuniteteve të tre deputetëve, ku edhe pritet do të marrë miratimin. Më pas 3 deputetët do të mund të hetohen nga Prokuroria për ngjarjet e 21 janarit. Në mbledhjen e sotme, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë të ditur se janë caktuar relatorët që do të merren me hartimin e raportit që do i paraqitet Kuvendit, për të votuar kërkesën e prokurorisë për imunitetin e Tom Doshit, Taulant Ballës dhe Besnik Bares.
Nga PS, relator do të jetë deputeti Damian Gjiknuri dhe nga PD, Viktor Gumi.
(ma.ar/BalkanWeb)