Vrasja e Enver Zymberit, Eulex arreston 1 të dyshuar
PRISHTINË- Policia e EULEX-it ka vënë në pranga një person të kërkuar në lidhje me vrasjen e oficerit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, të ndodhur më 26 korrik 2011.
Arrestimi, sipas një njoftimi të EULEX-it, thuhet se është bërë në fshatin Çabër në veri të Kosovës. “Hetimi për vrasjen e Enver Zymberit është duke u zhvilluar bashkërisht nga Policia e Kosovës, Policia e EULEX-it, dhe prokurorët vendorë e ata të EULEX-it”,-thuhet më tej në njoftimin e EULEX-it.
Polici Enver Zymberi mbeti i vrarë më 26 korrik të vitit të kaluar, gjatë tensionit të krijuar për marrjen nën kontroll të pikave kufitare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
(el.me/BalkanWeb)