E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Mandateve Prifti Le imunitetin i gatshem te hetohem

Deputeti Dritan Prifti ne Keshillin e Rregullores se Imuniteteve eshte shprehur i gatshem per te lene imunitetin per ti hapur rruge keshtu hetimit nga ana e Prokurorise se Pergjithshme pasi nga kjo e fundit eshte kerkuar autorizim i Kuvendit per ndjekje penale ndaj tij. Ish-ministri i Ekonomise Prifti theksoi se videoja qe ka zbuluar eksperti amerikan nuk eshte asgje me shume se sa nje vertetim per akuzat qe Prifti ka ngritur ndaj Ilir Metes.

Jam gati nese Kuvendi gjykon sipas nismes qe ka ardhur dje nga deputetet e PD te nenshkruaj cdo lloj deklarate qe deputetet te jene te barabarte sa i takon hetimit. Dua te deklaroj se videoja per te cilen me akuzojne eshte filmuar per te denoncuar korrupsionin. Filmimi me sekretarin Leonard Beqiri u be vetem per te dokumentuar arsyet e presionit qe Meta ka bere mbi mua. Ne te dalin fakte te reja si edhe provohen ato qe kam thene me pare. Per akuzat e Prokurorise me mjafton vetem nje ore per te vertetuar se nuk qendron. Jam larguar si minister sepse nuk kam pranuar te firmos ato qe kerkonin si favore tha ai.
Priti duke u shprehur se vijon presioni mbi te per te ndaluar akuzat theksoi gjithashtu se eshte i gatshem qe te sakrifikoje deri ne fund. Ai shtoi se do te respektoje Prokurorine dhe se do te shprehet ne kete organ per me tej.

Garantoj se kjo qe po behet ndaj meje eshte presion por nuk kam per ta frenuar misionin tim. Nuk kam per tu trembur nuk kam per tu terhequr nuk e kam per here te pare qe perballem me presione te te gjitha natyrave. Edhe muajt e fundit kam pasur presione te jashtezakonshme per te frenuar ate qe kam bere. Jam i gatshem te sakrifikoj edhe me shume se kaq per te vazhduar ate qe kam nisur tha ish-ministri.
Por ai gjithashtu tha se e gjithe kjo mund te ishte evituar me nje thirrje per sqarim qe mund te kishte bere Prokuroria ashtu sic veproi me Ilir Meten. Jam krejtesisht i hapur per organet e hetimit por po u them dicka qe sigurisht qe do te ishte evituar nje zhurme kaq e madhe nese prokuroria sic beri me z. Meta qe deponoi une do te kisha preferuar qe te isha thirrur se me nje seance te vetme do te kisha provuar se nuk ka asgje te kunderligjshme. Ata nuk e bene une jam i detyruar te vazhdoj me procedurat u shpreh Prifti.

Ish-ministri i Ekonomise tha se videoja e dyte per te cilen Prokuroria e Pergjithshme e akuzon provon akuzat qe ai ka bere per Ilir Meten. Prifti tha se ne kete video te dyte nuk ka asgje me shume se sa vertetim ndaj akuzave qe ai ka ngritur per Meten.
Disa thone se une e kam zhdukur apo fshehur kete video qe qenka zbuluar nga eksperti amerikan. Kur kam dorezuar kompjuterin u kam sqaruar prokuroreve se ne ate kamera ka pasur video te tjera qe per shkak te memories jane fshire per te bere filmime te tjera. Sigurisht qe une e kam ne arkivin tim kete video dhe nuk me ka shkuar ndermend per ta zhdukur por nuk ka qene momenti i pershtatshem per ta shfaqur ate. Ditet e fundit kam qene pjese e disa akuzave qe jane bere ne media. Une nuk kam ndermend te sulmoj askend. Kam denoncuar zv.kryeministra dhe ministra kam denoncuar afera per kontrabande. Kam denoncuar afera me koncesione privatizime tendera. Po u them qarte nuk dua te zgjatem shume me vete kam Zotin por kam edhe faktet. Do respektoj institucionin e Prokurorise dhe te gjitha do ti deklaroj atje. Nuk ka asnje veprim qe mund te cilesohet si i kunderligjshem. Videoja provon ate qe une kam thene per Ilir Meten me perpara. Ne gjykimin tim ka nje seri faktesh qe provojne akuzat te meparshme por qe ne vetvete nuk ka asnje kundervajtje apo veper penale perfundoi Prifti fjalen e tij ne Keshillin e Rregullores se Imuniteteve.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›