E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli i Mandateve shqyrton më 19 dhjetor kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut

TIRANË, 16 dhjetor /ATSH/ Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet të premten (19 dhjetor) për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për heqjen e imunitetit të deputetetes Belinda Balluku. Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30.

SPAK njoftoi sot se në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit: Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas SPAK, “kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogorasë”.

Rama: Do të përgatitemi për të mbajtur qëndrim të drejtë ndaj kërkesës së SPAK për Ballukun

/m.q//a.f//r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›