E Hënë, 2 Nëntor 2026

U fut në det, mbytet i moshuari në Vlorë (EMRI)

Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm përgjatë Lungomares, në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake të policisë, rreth orës 07:00, qytetarë të zonës kanë konstatuar një shtetas që ishte futur në det dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë, duke bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë në breg.

Viktima është identifikuar si Shezai Hoxha, rreth 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak. Burime pranë familjes bëjnë me dije se i moshuari vuante nga skleroza.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›