E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli i Ministrave i kerkon Policise te ndeshkoje taksite pa licence



Lizeta Duro
Gjate mbledhjes se djeshme Keshilli i Ministrave lidhur me zbatimin e masave te perbashketa ne disiplinimin e sherbimit taksi te transportit te udhetareve me udhezimin nr. 5688/1 ne mbeshtetje te ligjit nr. 8308 date 18.3.1998 Per transportet rrugore te ndryshuar u ka kerkuar organeve te kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor te bashkepunojne me organet vendore te Policise se Shtetit dhe organet e qeverisjes vendore per evidentimin e mjeteve te pajisura me licence si dhe te pajise drejtuesit e mjeteve me deshmine perkatese te aftesise profesionale.

Sherbimi taksi

Mbas protestave te drejtuesve te taksive te cilet i kerkuan pushtetit vendor te marre masat per taksite e pa licencuara si dhe i bene apel Policise Bashkiake ti siguronte vende parkimi Keshilli i Ministrave udhezoi strukturat vendore te Policise se Shtetit dhe organet e kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor te bashkerendojne punen me organet e qeverisjes vendore per koordinimin e masave ne identifikimin e mjeteve dhe drejtuesve te tyre qe merren me kryerjen abuzive te sherbimit taksi vendqendrimet perkatese dhe mbajtjen e tyre ne kontroll gjate gjithe kohes. Ne nje pike tjeter te ketij udhezimi kerkohet nga organet e kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor te bashkepunojne me organet e qeverisjes vendore te njoftojne publikun ne median elektronike dhe te shkruar lidhur me kriteret e funksionimit te sherbimit taksi organet e kontrollit kompetencat si dhe sanksionet ligjore per shkeljet.

Aksidentet
Aksidentet rrugore jane nje tjeter problem i rendesishem ne vendin tone. Shpesh aksidentet ne rruge jane tragjike sepse perfundojne duke marre jete njerezish. Nisur nga kjo udhezimi i ministrave i kerkon Policise se shtetit te intensifikoje masat ne drejtim te rritjes se sigurise ne rruge parandalimit te aksidenteve dhe krijimit te kushteve per nje levizje e qarkullim pa pengesa te mjeteve e kembesoreve ne zonat urbane dhe rurale.

Udhezimi
Ky udhezim eshte marre nga ministri i Brendshem Lulezim Basha dhe ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi. Udhezimi ka hyre menjehere ne fuqi si dhe eshte botuar ne fletoren zyrtare. Per mbarevajtjen dhe zbatimin e ketij udhezimi jane ngarkuar te gjitha strukturat e Policise se Shtetit organet e kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor si dhe organet e qeverisjes vendore. Udhezimi u kerkon gjithashtu strukturave vendore te Policise se Shtetit ne permbushje te detyrimeve sipas nenit 46 te ligjit nr. 9749 date 4.6.2007 Per Policine e Shtetit te marrin te gjitha masat per te qene menjehere ne mbeshtetje te organeve te kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor dhe organeve te qeverisjes vendore ne cdo rast kur kjo kerkohet nga ana e tyre ne ekzekutimin e vendimeve per kundervajtjet administrative te konstatuara nga keto organe.

UDHEZOJME
1. Policia e Shtetit te intensifikoje masat ne drejtim te rritjes se sigurise ne rruge parandalimit te aksidenteve dhe krijimit te kushteve per nje levizje e qarkullim pa pengesa te mjeteve e kembesoreve ne zonat urbane dhe rurale.
2. Strukturat vendore te Policise se Shtetit ne permbushje te detyrimeve sipas nenit 46 te ligjit nr. 9749 date 4.6.2007 Per Policine e Shtetit te marrin te gjitha masat per te qene
menjehere ne mbeshtetje te organeve te kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor dhe organeve te qeverisjes vendore ne cdo rast kur kjo kerkohet nga ana e tyre ne ekzekutimin e vendimeve per kundervajtjet administrative te konstatuara nga keto organe.
3. Organet e kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor te bashkepunojne me organet vendore te Policise se Shtetit dhe organet e qeverisjes vendore per evidentimin e mjeteve te pajisura me licence si dhe te pajisjes se drejtuesve te ketyre mjeteve me deshmine perkatese te aftesise profesionale.
4. Organet e kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor te bashkepunojne me organet e qeverisjes vendore per njoftimin e publikut ne median elektronike dhe te shkruar lidhur me kriteret e funksionimit te sherbimit taksi organet e kontrollit kompetencat si dhe sanksionet ligjore per shkeljet.
5. Strukturat vendore te Policise se Shtetit organet e kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor te bashkerendojne punen me organet e qeverisjes vendore per koordinimin e masave ne identifikimin e mjeteve dhe drejtuesve te tyre qe merren me kryerjen
abuzive te sherbimit taksi vendqendrimet perkatese dhe mbajtjen e tyre ne kontroll gjate gjithe kohes.
6. Ngarkohen strukturat e Policise se Shtetit organet e kontrollit te Drejtorise se Pergjithshme te Sherbimeve te Transportit Rrugor si dhe organet e qeverisjes vendore per zbatimin e ketij udhezimi.
Ky udhezim hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I BRENDSHEM
Lulzim Basha
MINISTRI I PUNEVE PUBLIKE
DHE TRANSPORTIT
Sokol Olldashi

13 Nentor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›