Shqiperia nga vrasjet ne kufi ne diktature tek heqja e vizave ne demokraci

Nuk ishte e larget koha kur shqiptaret nuk kishin kurrfare te drejtash per te levizur si qytetare te lire te nje vendi te lire. Qysh prej kohes se Mbreterise se Ahmet Zogut kohe kur pasaporta njihej ne cdo shtet i Europes apo Amerikes demokratike ishte e pamundur te udhetoje drejt nje vendi perendimor i qete e me pasaporte te njohur nga te gjitha vendet.Kur cizmja e kuqe u vendos ne token shqiptare mohimi i te drejtave te njeriut perfshi te drejten per te jetuar te prones te arsimit vendbanimit profesionit etj e shpallte te tepert te drejten per te levizur i lire edhe jashte vendit. Qindra e mijera shqiptare nga viti 1945 e deri me 1990 u orvaten per tu arratisur nepermjet nje kufiri shume te blinduar. Disa munden te largohen te tjere u vrane ata qe u kapen nen akuzen e tradhtise ndaj atdheut u burgosen per vite e vite me radhe. Shqiptaret perpiqeshin me cdo kush te largoheshin nga nje vend qe regjimi i Enver Hoxhes e kishte kthyer ne prodhim varferie.
Nga te gjitha anet nga toka nga detet nga liqeni lumenjte perrenjte fushat malet etj ne cdo pjese qe perbente dicka qe lidhej me kufijte shqiptaret mundoheshin te iknin per te shpetuar nga pushteti popullor. Dhjetera e dhjetera prej tyre u vrane ne kufi apo humben pergjithmone. Shifren zyrtare e jep Ministria e Puneve te Brendshme e cila informonte Partine e Punes se deri ne vitin 1990 per perfshire ketu te ikurit e 2 korrikut ishin larguar ne moshe madhe nga Shqiperia 12 mije persona. Kesaj shifre sigurisht nuk i
eshte shtuar shifra tjeter e te ikurve ne vitin 1944 kur pushtetin e moren komunistet. E thene ndryshe hemorragjia qe perjetoi kombi shqiptar kete rast ishte vertet e madhe. Sot gjithkush mund te kujtoje vrasjet ne kufi gjate vitit 1990. Ne kohen kur Europa perjetonte me gezim te madh shembjen e murit te Berlinit ne Shqiperi forcat e kufirit me gezim po kaq te madh vrisnin cdo njeri qe orvatej te kalonte kufirin. Eumlshte interesante te permendesh shifren se pa arritur mire qershori i vitit 1990 sipas te dhenave te Hetuesise se Pergjithshme ishin vrare nga fillimi i ketij viti rreth 20 persona ne kufi. Ne maj 1990
ne kushtet e presionit te pergjithshem nderkombetar Ramiz Alia hoqi nga Kodi Penal I vitit 1977 nenin nr.77 te tradhtise ndaj atdheut. Deri ne kete kohe ky nen ishte I formuluar keshtu
Tradhtia ndaj Atdheut eshte krimi me i rende qe mund te kryeje shtatasi i Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise. Tradhti ndaj Atdheut quhet cdo veper e kryer per te permbysur shtetin e diktatures se proletariatit si dhe cdo veper te drejtuar kunder pavaresise kombetare fuqise mbrojtese dhe sigurimit te jashtem te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise sic jane sidomos
...
gj arratisja jashte shtetit si edhe rufizimi per tu kthyer ne Atdhe i personit qe eshte derguar me sherbim ose eshte lejuar perkohesisht te shkoje jashte shtetit. Tradhtia ndaj atdheut denohet me heqje te lirise jo me pak se dhjete vjet ose me vdekje. Megjithese arratisja u cilesua e denueshme administrativisht vrasjet ne kufi te rritura pas saj treguan se Ramiz Alia edhe nje here kishte mashtruar. Heqja e vizave diten e sotme eshte rast i mire per te pare se nga erdhem dhe sigurisht se ku po shkojme.
1990/ Denimi do jete edhe kapital
Te dhenat qe kemi nga organet e kunderzbulimit dhe vete Komanda e Kufirit tregojne se sherbimi behet me te meta e dobesi. Edhe te arratisurit jashte vendit kane deponuar se kalesen e kane bere ne ato momente qe ushtaret dhe komanda e postes kane qene te shkujdesur per ruajtjen e kufirit. Kjo flet per faktin se sherbimi vazhdon te behet me te meta pa fantazi njesitet qe levizin ne kufi diten diktohen nga shkelesit e kufirit. Pra shkelesit dine daljen e njesiteve takimin e tyre me njeri ndash tjetrin dhe kohen e distancen e sherbimit. Gjithashtu vihet re se ditet kur ka sport ushtaret braktisin sherbimit e degjojne ose shikojne televizionin. Pra ne kufi sherbimi nuk behet sekret por demonstrativ shpesh ushtaret nuk vene tek vendi i caktuar bejne levizje e veprime qe zbulohen nga kundershtari etj. Ne zonen kufitare nuk zbatohen rregullat e ruajtjes se kufirit nga qytetaret sepse ka familjaritet midis kuadrove ushtareve e banoreve te zones ne dem te ruajtjes se kufirit.
Edhe forcat e terrenit ku mobilizohen per sherbim kufiri duhet te dine vetem detyrat e tyre e aspak detyrat qe kane njesitet por pothuaj ne kufi nuk ka sherbime sekrete deri dhe ne perdorimin e veshjeve te zbulimit kostume pelerina etj. Mire eshte qe ne kufi duhet te kemi nje zone disa kilometra te pashkelur nga asnje qytetar. Kjo do pare ne vend e ne raportet me qendrat e banuara. Ne kete zone kufitare te behet vetem leje nga dega e puneve te brendshme. Te bisedohet me organet e pushtetit qe per cdo person qe vjen nga thellesia ene zonen kufitare te njoftohet posta kufitare. Edhe dega kur leshon autorizim personave per zonen kufitare te njoftojne posten kufitare. Me mire e me me fantazi te perdoren postblloqet nga batalionet e kufirit dhe organet e policise.
Thame se jane rritur tendencat per arratisje e ne disa zona per keto flitet hapur. Kete situate nuk duhet ta lejojme prandaj ligjet qe kemi tI zbatojme. Nese ne ndonje rast eshte bere politike ne interes te atdheut e te personit te genjyer e te coroditur nga ideologjia borgjeze kjo nuk do te thote se do te behet vije. Ata qe do te tentojne te rruge te fshehte te kalojne kufirin te denohen ne baze te ligjit dhe ne rast se nuk do ti binden kerkesave te kufitareve denimi do te jete dhe kapital. Ketu nuk duhet te kete asnje leshim e iluzion. Per ata qe duan te shkojne si vizitore jashte shtetit ka rregulla te cilat kohet e fundit i kemi persosur ne gjeresi e thellesi dhe u japim mundesi qe kalimin ta bejne te baze te ligjit. Edhe organet tona te propagandojne kete ligj te shtetit tone si nje te drejte qe u garantohet qytetareve.
Sic e dime situatat ne kete fushe te vecante do te intensifikohen. Se pari kjo nga nje kuriozitet i personave te vecante per te dale jashte shtetit dhe se dyti nga nxitja qe bejne armiqte disa njerezve per te realizuar arratisjen jashte shtetit e per ti perdorur ata kunder vendit tone si diversante spiune e si propagandiste te menyres se jeteses borgjeze.
Emigrantihellip
Binte nje shi i imte i padukshem qe mezi ndihej. Dhe njerezit lageshin nga cadrat qe te vendosura njera mbi tjetren krijonin rreke te vogla uji qe pastaj kullonin mbi supet qe ishin te ngjitura me te tjera supe. Aty mbante ere te rende duhani djerse e rrobash te palara e te lagura. E gjithe kjo ere te ngjitej ne hunde ne duar ne qerpike e gjithandej saqe sado te laheshe nuk mund ta hiqje. Madje nganjehere me krijohej pershtypja se nuk doja ta hiqja as kete ere as pamjen e vrerosur te fytyres qe qeshte ne te rralle e vetem nga zori te ngjashme me rete ne qiell te cilat sa vinin e zbeheshin duke humbur ngjyren e erret.
Me dukej sikur ne te kundert do te humbja nje pjese nga vetja megjithese nuk isha i sigurt nese kjo vete ekzistonte. Ketu kisha dite qe rrija. Kisha dite qe shihja te njejtin qiell dite qe me ngulej ne mish i njejti shi i papaster pasi une nuk mbaja cader. Kurre nuk jam munduar te numeroj ditet dhe as tu tregoj sa kohe ka kaluar. Per mua koha eshte dicka e pazgjuar e shpikur per te na lodhur me shume per te na sjelle verdalle.
Ju te gjithe ndoshta jeni bere kurioze te dini se kush jam une apo me genjen mendja pasi ne fund te fundit ju skeni perse ta dini se kush jam une. As mbret as pasha as ndonje prostitute e famshme se ciles ia keni numeruar te gjitha leket qe kishit ne portofol. Megjithate jam i sigurt se po te me degjoni ne vazhdim do te kuptoni fare lehte se me ke keni te benihellip
Gjithcka ketu eshte gri. Para meje muri. Pas meje nje tjeter mur.
Juve duhet tju kujtohet menjehere kush jam nese ju them se nje pjese e imja ta zeme 1 e 10-ta ka mbetur ne telat me gjemba te ketyre mureve qe me rrethojne qe atehere kur vendi im quhej Bunker. Une gjithmone kam dashur ta thyej murin.
Madje shume prej jush duhet te me njohin per fytyre. Nese ju kujtohet une kam qene ne shtepite tuaja dhe kemi ngrene ne te njejten sofer e me pas ju me keni percjelle deri te pragu e ndoshta pak me larg e me pas jemi ndare. Ndokush prej jush me ka puthur ne faqe se mbaj mend ne ishte nusja motra nena apo gjyshja e vjeter. Pastaj o me keni harruar o keni ndenjur me syte andej nga une ika me shprese qe do te kthehesha e nese nuk kthehesha nena qante dhe vdiste nusja qante e me pas martohej serish per te pritur serish. Kushedi sa here buzetrendafiltat me kane harruar si nje foto te fshehur mes gjimbajteseve te cilat i vishnin per te tjere.
Me keni kenduar kenge. Aq shume kenge sa me duket vetja nje qen baladash krejt jashte se sotmes krejt jashte se nesermes.
Muri para meje hesht. Flet vetem burri i veshur me kapote te cilin e urrej se me urren te cilin e perqesh sa here me lexon keq emrin tim ne shqip e qe ma kthen duke ma flakur pertoke pasaporten e bardheSmerr vize.
E bardha per ju njerezit e thjeshte eshte nje ngjyre e mrekullueshme. Po ju them nje sekret edhe per mua ka qene e tille para se te ngrihesha nga sofra dhe te ndahesha me ju. Tani e bardhe per mua do te thote fatkeqesi. Pas se bardhes une duhet te mendoj serish si ta caj malin me debore te bardhe ne kembe duke u ruajtur majtas djathtas nga ujqit. Shoket ata qe si une rrine sup me sup dhe presin ne heshtje kullesat qe mbledhin cadrat e zeza e qe ashtu si une zgerdhihen prej zorit me kane gjetur sa here te shqyer. A e dini qe ujqit kishin nje zakon sado te uritura lukunite asnjehere nuk me hanin te gjithin. Ata merrnin vetem te brendshmet dhe pasi me kishin shqyer me linin ashtu mbi debore ku kufoma ime prishej me veshtiresi per shkak te te ftohtit. Prandaj ne te gjitha historite thone se me kane gjetur vetem koken me qerpike te ngrire dhe syte nga qielli.
Lukunite e ujqve me kane zene ne rruge ndersa perpiqesha per te kaluar malet me deshire qe te behesha i pasur dhe ne fund te kisha para per te blerehellip Se cfare kam dashur te blej as une vete nuk e di. Ndoshta kerkoja te blija endrren ndoshta doja vetem nje shall te kuq per nenen. Nena ime ska mbajtur kurre bizhuteri po do ti shkonte nje byzylyk nga ai qe kam pare pazareve te nje vendi te huaj.
Po ku isha Po ju tregoja per burrin me kapote qe rri poshte strehes dhe lexon emrin tim keq. Nje here me shkoi ne mendje ta nderroja emrin shume si une e bene dhe tani nuk quhen me Arber por Vasillaq. Une sdi pse nderrova mendje ndersa burri me kapote vazhdon te ma lexoje keq dhe vellezerit e mi sdi perse e perserisin po ashtu gabim sic ben ai dhe pastaj nenqeshin duke pritur qe edhe atyre tu lexohen keq emrat.
Ja pse them qe nuk kam me vete. Ne gjithe ato rruge me emra te ndryshem ku kam shkelur kam mesuar shkronjat qe ata perdornin dhe kam degjuar me kujdes se si i nxirrnin germat nga goja por sa here qe une flisja ne gjuhen e tyre me shihnin venger. Dhe gjithmone pyesnin kush isha. Njerez te tille kurioze gjithmone i kisha frike. Ata mund te raportonin te njeriu me kapote dhe do te me duhej serish te kthehesha pas te bridhja malet me debore te rrija dite te tera pa ngrene per tu kthyer serish ne rruget e tyre. Per kete nuk me pelqenin germat e tyre as emrat e tyre dhe as te panjohurit.
Per kete ndoshta e urrej edhe burrin me uniforme. Ai dhe te tjeret si ai me kane bere qe te harroj emrin tim veten time. Ndoshta jo me dashje ndoshta jo se skane te drejte ndoshta thjesht sepse u tingellon keq e perkthyer ne germat e tyre. Ne fund te fundit edhe skam pse i urrej per kaq pak gje. Ata thone se me kane dhene pune dhe une si dreqi kam punuar. Jam paguar 10 here 20 here me pak nga sa duhej te paguhesha po nuk kam bere ze. Si njeri i huaj une i respektova rregullat e tyre edhe pse asgje smu shkembye me te njejtin respekt.
Ata edhe sot me thone i huaj me shohin me dyshim presin te shqiptoj gabim nje fjale te tyren dhe pastaj te me versulen aq keq saqe une preferoj serish lukunine e ujqve dallget e detit ku jam mbytur mijera here dhe muret mjafton te jem ne vendin tim.
Po une skam vete rrjedhimisht as emer e ne fund asnje vend qe mirefilli te quhet imi. Madje kohet e fundit ndersa kthehesha per atje ku ka qene shtepia me thane se quhesha emigrant. Nuk e di cili eshte kuptimi i kesaj fjale por shume njerez me therrasin keshtu pa pyetur nese mua me pelqen ai emer pa pyetur nese mua me pelqen si e shqiptojne. Edhe ju me keni therritur keshtu prej ditesh kam vene re se ndersa shiu me futet ne palce une i therras vetes me te njejtin emer. Perpara meje muret pas meje muret dhe ju tani e dini qe une quhem emigrant.
NgaVladimir Karaj