Gjashte ushqimet plot me gene cfare shkaktojne

Cfare eshte modifikimi gjenetik
Nderkohe qe FDA po pergatitet te votoje nje aplikim i cili synon te sjelle per here te pare ne treg nje kafshe te modifikuar gjenetikisht me sakte nje salmon Helthland qendron dhe perpiqet te vleresoje saktesisht kontributin e ushqimeve te modifikuara gjenetikisht ne historine e njerezimit. Modifikim gjenetik kemi kur shkencetaret izolojne nje gjen te nje bime ose kafshe dhe e nderfusin ate ne gjenin e nje bime ose kafshe tjeter duke i ndryshuar kodin gjenetik dhe njekohesisht funksionin. Qe nga orizi i pasuruar me vitamina qe erdhi nga gjeni i karotes gjithnje e me shume ushqime te modifikuara gjenetikisht jane pjese e menyse suaj te perditshme.
Domatja Flavr Svr1994
Artikulli i pare ne bote i modifikuar gjenetikisht i cili u hodh ne treg ishte domatja Flav Svr e cila u krijua dhe rritet ne Kaliforni. Domatja Flavr Svr qendron me gjate e fresket dhe e shendetshme sesa domatet normale duke zgjidhur keshtu perfundimisht problemin e jetegjatesise se domates. Shumica e ndryshimeve nuk eshte se ndihmuan shendetin e domates por thjesht permiresuan shijen e saj dhe jetegjatesine. Keshtu fermeret filluan ta mbillnin kete fare domateje sepse nuk kishin me merak se ajo do te prishej ose shtypej rruges per ne supermarket.
Gruri Bt 1996
Grurit Bt i cili ndryshe njihet si gruri i embel i eshte shtuar nje gjen nga bakteri Bacillus thuringienis i cili vepron si insekticid. Benefiti mjedisor ne kete modifikim eshte se fermereve nuk u duhet me te sperkasin grurin me insekticide gje e cila ka shume te mira ambientaliste e shendetesore pasi dihet qe insekticidet jane provokuese te kancerit.
Patatja1998
Patatja e kryqezuar me nje gjen insekticid ishte subjekt i shume diskutimeve kontraversale. Ne nje studim te bere tek minjte patatja e modifikuar gjenetikisht ndalte rritjen dhe dobesonte sistemin imunitar gjithnje sipas studimit te bere nga dr. Arpad Pusztai i cili punon per Rowett Research Institute ne Aberden Skoci. Pusztai u pushua nga puna tek Rowett por nje grup studentesh simpatizante te tij e moren kerkimin e tij dhe e derguan ne nje reviste shendetesore e cila botoi te gjithe artikullin.
Bima e mustardes1999
Nje modifikim gjenetik i bimes nga e cila nxirret vaji i Canolas hapi nje sere diskutimesh te zjarrta ne Angli. E hequr nga bima e modifikuar gjenetikisht fara u gjet rreth tri milje larg nga vendi ku ishte bima brenda te ciles ndodhej. Ajo duhet te kete udhetuar ne ndonje blete e cila eshte ulur mbi bimen e modifikuar gjenetikisht per te marre nektar. Por udhetimi i farave eshte nje shqetesim i madh per kundershtaret e ushqimeve te modifikuara gjenetikisht sepse miksimi i tyre natyral i cili eshte i pashmangshem me nje bime tjeter prodhon bime te keqija e parazitare te cilat jane shume te veshtira per tu zhdukur.
Orizi i arte 2000
verbimi nga mungesa e vitamines A eshte nje problem shume i madh ne shume shtete te botes. Fondacioni Rockfeller analizoi fenomenin dhe doli ne perfundimin se 400 milione njerez ne gjithe planetin vuajne nga mungesa e vitamines A keshtu qe u lidhen me Institutin Nderkombetar te Kerkimeve per Orizin dhe ne vitin 2000 krijuan nje fare orizi te pasuruar me beta-karoten dhe vitamine A.
Meqenese orizi i arte u krijua nga fondacioni i cili eshte nje organizate jofitimprurese fara eshte nje burim i hapur per perdorim pa asnje kosto shtese. Por kompanite e tjera qe modifikojne bimet si p.sh. Monsanto apo Cargill nxjerrin shume fitime nga shitja e farerave te modifikuara gjenetikisht dhe kjo eshte gjeja me e keqe per sa u perket ushqimeve te modifikuara gjenetikishthellip ata marrin dicka nga toka dhe me pas e bejne prone te tyren madje edhe e shesin shtrenjte. Por orizi i arte eshte shembulli se si kjo mund te shmanget dhe se si ushqimet e modifikuara gjenetikisht mund te jene sa me te dobishme per njerezimin.
Sahbhagi dhan orizi qe i reziston thatesires 2009
Orizi njihet boterisht si nje bime qe nuk ben dot pa ujin. Orizi nuk jeton dot ne toke nese nuk bie shi per kete arsye ai behet me mire ne vendet me shume reshje dhe uje si p.sh. Indonezia Azia Lindore dhe ajo Juglindore etj. Por duke pare qe sa vete e planeti yne po thahet gjithnje e me shume dhe se niveli i reshjeve po bie ndjeshem Instituti Nderkombetar i Kerkimeve per Orizin pas 15 vjetesh eksperimentesh dhe modifikimesh shpiku me ne fund orizin qe i reziston thatesires. Ai e ka emrin Sahbhagi dhan qe do te thote Orizi qe bashkepunon.