Shekulli i unit

Ky dokumentar ka te beje me ate se si pushtetaret e kane perdorur teorine e Frojdit me qellim qe te kontrollojne turmat e rrezikshme ne epoken e demokracise se masave - Adam Kertis.
Kjo seri katerpjeseshe e Adam Curtis e titulluar The Century of the Self hulumton ngritjen e unit konsumues duke e krahasuar me sfondin e dinastise se Frojdit.
Per shume ne politike dhe biznes ngadhenjimi i unit eshte shprehje finale e demokracise ku pushtetin perfundimisht e ka populli. Sigurisht populli do te mendoje se eshte ai qe udheheq por a eshte kjo e vertete Shekulli i Unit na tregon ngjarjen e pathene dhe nganjehere te diskutueshme te rritjes se shoqerise konsumuese ne Britani dhe SHBA. Si eshte krijuar ky une konsumator nga kush dhe per interesa te kujt eshte krijuar
Puna e Sigmund Frojdit ne boten e erret te nenvetedijes e ndryshoi perceptimin per mendjen njerezore dhe menyren e funksionimit te saj. Ky dokumentar pershkruan ndikimin e teorive te Frojdit ne perceptimin e mendjes njerezore dhe menyren se si agjenci te marredhenieve me publikun dhe politikane e kane perdorur kete gjate 100 viteve per inxhinierine e miratimit. Duke futur tekniken per te zbuluar mendjen e pavetedijshme Frojdi siguroi nje mjet te perdorshem per te kuptuar deshirat e fshehta te masave. Padashur puna e tij sherbeu si pararendese e nje bote perplot manipulues te opinionit gjigande te marketingut ku shoqeria beson se kerkimi i kenaqesise dhe lumturise eshte qellimi perfundimtar i njeriut.
Dinastia e Frojdeve eshte ne qender te kesaj historie imponuese. Sigmund Frojd Sigmund Freud themeluesi i psikanalizes Eduard Bernejs Edward Bernays i cili sajoi profesionin e quajtur Marredhenie me Publikun Public Relations dhe ishte i pari qe perdori teknikat psikologjike ne reklamim Ana Frojd Anna Freud bija e perkushtuar e Sigmundit dhe mjeshtri i sotshem i marredhenieve me publikun nipi i Sigmundit Methju Frojd Matthew Freud. Si stergjyshi i tyre te gjithe keta besonin se qeniet njerezore udhehiqen nga forca irracionale. Menyra e vetme per tu marre me publikun eshte tu adresohesh forcave te tyre irracionale.
Ne vitet 1960 nje grup radikal i psikoterapeuteve sfiduan ndikimin e ideve te Frojdit ne Amerike. Por levizjet e ndikuara nga kjo ide kishin humbur betejen me komunitetin e biznesit.
Se voni nga fundi i shekullit XX ideja se qeniet njerezore udhehiqeshin nga forca racionale pati ndikim jo vetem te korporatat e biznesit por edhe ne berjen e politikes.
Tani edhe politika si biznesi me pare perdor Marredheniet me Publikun per te lexuar dhe plotesuar deshirat tona per ti bere produktet ose fjalimet e tyre sa me kenaqshme per ne. Curtis ngre ceshtjen e synimit dhe rrenjeve te ketij fakti. Ai citon nje bankier te Wall Street-it Na duhet ta zhvendosim Ameriken nga kultura e nevojave tek ajo e deshirave. Populli duhet te mesohet te deshiroje te deshiroje gjera te reja bile para se ato te vjetrat te jene konsumuarhellip Deshirat e njeriut duhet te mbizoterojne nevojat e tij.
Ky film shpjegon rezultatet e ketij ndikimi ne jeten shoqerore dhe politike dhe se si ndonese ndiejme se jemi te lire jemi bere rober te deshirave tona.
Pjesa I Happiness Machines
Ne episodin e pare vihet ne pah lidhja ne mes Sigmund Frojdit dhe nipit te tij Eduard Bernejs. Bernejs sajoi profesionin e Marredhenieve me Publikun ne vitet 1920 dhe ishte personi i pare qe idete e Frojdit i perdori per ti manipuluar masat. Ai u tregoi korporatave amerikane se si mund ti bejne njerezit ti deshirojne gjerat qe nuk u nevojiten duke i lidhur sistematikisht te mirat per konsum masiv me deshirat e pavetedijshme te tyre.
Bernejs ishte nje nga arkitektet kryesore te teknikave moderne per bindje te konsumatoreve ne shkalle te gjere duke perdorur te gjitha marifetet e mundshme qe nga miratimi i njerezve te famshem dhe marifetet e tjera te egra te marredhenieve me publikun e deri te erotizimi i vetures.
Fitorja me famekeqe e tij ishte thyerja e tabuse se pirjes se duhanit ne mesin e grave duke i bindur ato se cigarja ishte simbol i pavaresise dhe lirise.
Por Bernejs qe i bindur se kjo ishte me shume sesa nje menyre per te shitur te mirat konsumuese. Ishte nje ide e re politike se si te kontrollohen masat. Duke i kenaqur deshirat e brendshme irracionale qe i kishte identifikuar Sigmund Frojdi njerezit mund te behen te lumtur dhe keshtu te bindur.
Ky ishte fillimi i unit konsumues qe mbizoteron boten e sotme.
Pjesa II The Engineering of Consent
Ky episod shqyrton se si pushtetaret ne Ameriken pas Luftes se Dyte Boterore i kane perdorur idete e Frojdit per te pavetedijshmen per qellim te kontrollimit te masave.
Politikane dhe planifikues perqafuan premisen themelore te Frojdit - se ne thellesi te te gjitha qenieve njerezore qendrojne deshira dhe frike irracionale dhe te rrezikshme. Ata ishin te bindur se zgjidhja dhe clirimi i ketyre instinkteve ka cuar te barbarizmi i Gjermanise Naziste. Qe te mos perseritet kjo ata sajuan menyra per te mbajtur nen kontroll kete armik te fshehur ne mendjen e njeriut.
Vajza e Sigmund Frojdit Ana dhe nipi i tij Eduard Bernejs siguruan themelin e kesaj filozofie. Qeveria amerikane bizneset e medha dhe CIA i perdori idete e tyre per te zhvilluar teknika per te menaxhuar dhe kontrolluar mendjet e popullit amerikan. Por ky nuk ishte nje manipulim cinik. Pushtetaret besonin se menyra e vetme per te vene ne funksion demokracine dhe per te krijuar nje shoqeri te qendrueshme ishte te shtypet barbarizmi i eger qe strehohet nen siperfaqen e jetes normale te Amerikes.
Eduard Bernejs thoshte se njerezve mund tu shesesh produkte duke njohur ndjenjat e pavetedijshme te tyre dhe motivimin njerezor pse njerezit sillen ashtu sic sillen pse bejne ate qe e bejne.
Ernest Ditker Ernest Ditcher mbante diskutime grupore rreth produkteve konsumuese ku bisedohej e komentohej per to dhe dikush vezhgonte. Nje shembull ilustrues i suksesit te diskutimeve te ketilla ishte rasti i tortes Betty Crocer e cila ishte nje embelsire qe shitej e gatshme dhe e paketuar e destinuar per tu konsumuar ne shtepi. Ndonese pritshmeria e prodhuesit ishte se ky produkt pershtatej me dinamizmin e jetes amerikane dhe jeten e grave qe gjithnje e me shume po punesoheshin jashte shtepie ne Ameriken e pasluftes dhe prandaj shpresonte se do te kerkohej nga konsumatoret ky produkt nuk u shit aq sa shpresonte prodhuesi. Si rezultat i punes me fokus-grup Ditker i sugjeroi prodhuesit qe thjesht ne ambalazh te embelsires te shkruante se asaj i duhej shtuar nje veze. Pas kesaj ky prodhim nisi te blihej ne mase te madhe nga konsumatoret. Diskutimet ne fokus-grup kishin vene ne pah se grate amvisa ose te punesuara donin te kishin ndjenjen e pjesemarrjes ne pergatitjen e embelsires qe ia sherbejne burrit dhe femijeve te tyre. Torta e gatshme nuk ua plotesonte kete ndjenje ajo vetem ua shtonte ndjenjen e fajit per mospjesemarrje por veza te cilen ato duhej tia shtonin tortes po.
Pjesa III There is a Policeman Inside all our Head He Must be Destroyed
Ne vitet 1960 nje grup radikal i psikoterapeuteve sfiduan ndikimin e ideve te Frojdit ne Amerike. Ata ishin frymezuar nga idete e Uillhem Rajk Wilhelm Reich nje nxenes i Frojdit i cili ishte kthyer kunder tij dhe urrehej nga familja Frojd. Ai besonte se vetja e brendshme nuk do te duhej te shtypej dhe te kontrollohej. Perkundrazi ajo duhet te inkurajohej per te shprehur veten.
Nga kjo doli nje levizje politike qe synonte te krijoje njerez te rinj e te lire nga konformiteti psikologjik qe politika dhe biznesi e ka ngulitur ne mendjet e njerezve.
Ky episod tregon se si kjo ide eshte perhapur me shpejtesi ne Amerike permes levizjeve per ndihme te vetvetes sic ishin seminaret trajnues te Ueber Erhardit Werber Erhard ne nje ngritje te pafrenueshme te unit te shprehur Me generation brezi i Unit.
Levizja e studenteve ne vitet 1960 akuzonte biznesmenet amerikane se po shfrytezonin analizat psikologjike per te manipuluar ndjenjat e njerezve dhe per ti shnderruar ata ne konsumatore. Studentet qe e kundershtonin kete sistem te kontrollit social mentor kishin Herbert Markuzen Herbert Marcuse. Markuze ngrihej kunder keqperdorimit te psikanalizes dhe idese se gabuar se e keqja vjen nga individi. Perkundrazi semundja e shoqerise vjen nga shoqeria e jo nga individi.
Por korporatat amerikane shpejt e kuptuan se ky une i ri i rebeluar kunder uniformitetit nuk eshte kercenim per ta por shans i madh. Keta une te rinj nuk silleshin sipas paragjykimeve te korporatave. Por edhe keta une deshironin dicka qe shprehte unin e tyre te brendshem e te vecante permes rrobave te vecanta unazave dhe stolive unikate veturave te vogla evropiane etj.. Ishte ne interes te tyrin ti inkurajojne njerezit te ndjenin se jane individe unike dhe pastaj tu shesin menyra per te shprehur kete individualitet. Per ta bere kete ata iu drejtuan teknikave te zhvilluara nga psikanalistet frojdiane me qellim per te lexuar deshirat e brendshme te ketij uni te ri.
Gjate procesit ideja politike e cila i dha shtyse levizjes per transformim personal filloi te zhduket. Tani po ne pah po dilte ideja se njerezit mund te jene te lumtur thjesht perbrenda vetes. Ndryshimi i shoqerise ishte jo relevant. Vetem individi ka rendesi. Nuk ka konsiderata shoqerore. Me rendesi eshte qe ti te jetosh ashtu si do.
Keshtu keto levizje e kishin humbur betejen e politikes.
Nje ide po perhapej me shpejtesi ne te gjitha shtresat e shoqerise amerikane librat dhe programet televizive promovonin idene se detyra e pare e njeriut eshte qe ai te jete vetja e tij. Preokupimi me veten u shpernda ne shumicen e popullates amerikane. Por pyetja ishte si te afirmosh veten Ishte ky momenti kur kapitalizmi amerikan vendosi ti ndihmoje keta njerez per te afirmuar veten e tyre dhe keshtu te beje shume para. Gjeja e pare qe duhej te benin ishte te gjenin menyren si te futen ne kokat e tyre per te zbuluar se cfare deshironin keto qenie te reja per te qene vetja e tyre.
Kete detyre e kreu nje nga institutet me te fuqishme ne Amerike Instituti i Stanfordit per Hulumtime Stanford Research Institute SRI ne Kaliforni. Psikologe dhe ekonomiste ne kete institut lexonin matnin dhe plotesonin nevojat e kesaj kategorie te papritur te konsumatoreve. Per ta bere kete SRI kerkoi ndihmen e atij qe kishte nise clirimin e unit dhe liderit te potencialit njerezor psikologut Abraham Maslou Arbaham Maslow. Ai kishte zbuluar hierarkine e nevojave ku pershkruante fazat e ndryshme emocionale neper te cilat kalonin njerezit ndersa clironin ndjenjat e tyre. Ne maje ishte vetafirmimi ose vetaktualizimi e cila ishte nje pike ku individet udhehiqeshin plotesisht nga vetja dhe te lire nga shoqeria.
SRI kishte idene se duke u bazuar ne fazat e Maslouit shoqeria do te mund te kategorizohej ne nje forme te re jo duke marre per baze klasat por deshirat dhe shtysat psikologjike. Kjo lejonte qe njerezit te shiheshin jo vetem si te dhena demografike mosha te ardhurat etj. por te kuptohen motivet themelore te tyre ashtu qe te mund te parashihet se cfare menyre jetese bejne lsquolife-style ne menyre qe korporatat te kene mundesi tu shesin gjera atyre pra jo duke shikuar ne veprimet e tyre por ne vlerat e tyre. Nese produkti i ri shprehte vlerat e tyre atehere ai do te blihej nga ata. Kjo e beri sistemin e vlerave dhe te lsquolife-stylit aq te fuqishem mundesia per te parashikuar se cilat produkte te reja do te zgjidhen si vetafirmuese.
Psikanaliza si biznes perdorte teknikat e saj jo vetem per te krijuar modele te konsumatoreve por edhe te qytetareve. Kjo kishte te bente jo vetem me te mirat e tregut por edhe te politikaneve qe do te zgjidheshin. Ne fushaten e tij per president Regani e perdori kete duke premtuar liri me te madhe individuale permes sintagmes tua heqim qeverine nga qafa taking government of your back.
Pjesa IV Eight People Sipping Wine in Kettering
Ky episod shpjegon se si politikane te se majtes ne Britani dhe SHBA perdoren teknikat e zhvilluar nga biznesi per te lexuar dhe plotesuar deshirat e brendshme te unit.
Ronald Regani dhe Margaret Theceri e perqafuan nje filozofi ekonomike qe thote se njesia e gjykimit nuk eshte vetem individi por kenaqja personale e individit. Ne njefare menyre ky eshte ngadhenjimi i konsiderimit te individeve si qenie te kulluara emocionale te cilet kane nevoja dhe deshira qe duhen te kenaqen dhe mund te kenaqen me pavetedije. Kjo i ka rrenjet tek Frojdi dhe koncepti i nenvetedijes qe thote se njerezit jane me pak racionale qe lundrojne ne kete det te gjere te pasioneve dhe frikes per te cilat jemi te pavetedijshem. Me tutje roli i shitesve perfshire ketu edhe politikaneve eshte tu pergjigjen ketij vellimi te madh te pasioneve te pavetedijshme.
Si Partia e Re Laburiste nen Toni Blerin ashtu dhe Partia Demokratike e udhehequr nga Bill Klintoni e perdoren fokus-grupin qe ishte zbuluar nga psikanalistet per te rimarre pushtetin. Ata filluan tia pershtatnin politikat e tyre deshirave dhe ndjenjave te brendshme te njerezve mu sikurse vepronte kapitalizmi me produkte.
Prej kesaj doli nje kulture e re e marredhenieve me publikun ne politike biznes dhe gazetari. Nje nga yjet e saj ne Britani ishte Mathju Frojd i cili ndoqi gjurmet e kusheririt te tij Eduard Bernejs shpikesit te marredhenieve me publikun ne vitet 1920. Methju Frojd sternipi i Sigmundit nje konsulltant i marredhenieve me publikun ishte pjese e perpjekjeve gjate viteve te nentedhjeta per te sjelle perseri ne pushtet demokratet ne SHBA dhe laburistet e rinj New Labour ne Mbreterine e Bashkuar. Adam Kertis hulumton metodat psikologjike qe atehere po perdoreshin ne politike. Ai gjithashtu argumenton se rezultati perfundimtar i ngjan shume vizionit te Eduard Bernejsit per Democracity i prezantuar ne Panairin Boteror ne Nju Jork ne vitin 1939.
Politikanet besonin se po krijonin nje forme te re dhe me te mire te demokracise e tille qe me te vertet iu pergjigjet ndjenjave te brendshme te individit. Por ajo qe ata nuk e kuptuan ishte se qellimi i atyre qe fillimisht i kishin krijuar keto teknika nuk ishte te clirojne popullin por te krijojne nje menyre te re per ti mbajtur nen kontroll ata.
Sfondi i kesaj historie
Partia Laburiste e kishte humbur lidhjen me nje klase te konsideruar votuesish me klasen punetore. Gu kishte zbuluar se keta njerez nuk donin te shiheshin si pjesetare te ndonje klase apo grupi por si individe autonome qe si konsumatoret meritonin te respektoheshin dhe te fitonin sherbime me te mira si kunderpagese e pageses se taksave. Gu e beri kete permes fokus-grupeve. Njerezit vertet kishin ndryshuar. Gu i propozoi Partise Laburiste qe te mos ngrehnin taksat sepse votuesit nuk do ti votonin ata per shkak se kjo nuk ishte ne vetinteres te votuesve. Per shkak se e mohuan kete kjo parti humbi zgjedhjet ne vitin 1992.
Kete gabim nuk e beri Bill Klintoni ai iu adresua klases se mesme. Nga fokus-grupet ai kishte mesuar se njerezit nuk donin te paguanin taksat nese nuk ishin ne dobi te tyre te drejtperdrejte.
Per te fituar zgjedhjet Klintonit i duhej te nderronte natyren e politikes se tij. Votuesit e lekundur swing voters te paralagjeve tani trajtoheshin si konsumatore. Menyra e vetme per te rikthyer besimin e tyre ishte te harrohen ideologjite kurse politika te shnderrohej ne nje forme biznesi konsumues. Klintoni u perpoq te identifikonte deshirat e tyre personale dhe pastaj tu premtonte se do tua realizoje ato. Nese ai do tua plotesonte ato deshira konsumatoriste ata do te votonin per te. Dik Morris nje konsulltant i marredhenieve me publikun prej te cilit Klintoni kishte kerkuar keshille per te rifituar zgjedhjet flet Klintonit I propozova qe ne sistemin politik ti sjellim te njejtat rregulla te filozofise konsumatoriste qe i ka komuniteti i biznesit. Mendoj se politika duhet tu pergjigjet deshirave dhe kerkesave te tregut mu sikur bizneset. Prandaj ne vend se votuesit ti trajtosh si objekt i trajton ata si pronare ne vend se si dicka qe mund ti manipulosh i trajton si dicka prej te cileve mund te mesosh dicka. Ne vend se te qendrosh ne nje vend dhe ti manipulosh ata duhet te mesosh se cfare deshirojne ata dhe tu pershtatesh atyre deshirave.
Per te hyre ne mendjet e votuesve te lekundur swing voters Morris solli marketingun e lsquolifestylit ne politike per here te pare dhe perdori sondazhe dhe fokus-grupe per te zbuluar se cilet jane votues te lekundur dhe pastaj per ti identifikuar deshirat e tyre perkitazi me lsquolifestylin e tyre. Detaje te imeta te deshirave dhe shqetesimet personale te njerezve te cilat politika me pare as qe i kishte verejtur a menduar per to tani u bene celesi per te fituar pushtet. Ato kishin te benin me sigurine ne lagje pirjen e duhanit. Klintoni i beri ndryshime duke u mundesuar femijeve te mbanin telefona celulare ne autobuse shkollore ne menyre qe prinderit te ndiheshin me te sigurt cipa qe instalohen ne aparate televizive per te ndaluar femijet te shikonin pornografi e keshtu me radhe.
Liberaleve ne mesin e partise demokratike nuk u pelqente kjo qasje. Mendonin pse do te duhej qe politikanet tu adresoheshin deshirave aq te imeta dhe te rendomta personale te njerezve. Por arsyetimi i Klintonit dhe Morrisit ishte se nese nuk i bejme keshtu i fitojne votat. Ne fushaten e vitit 1996 Rober Rajk Robert Reich anetar i kabinetit te Klintonit prej 1993 deri 1997 flet Une thashe cfare rendesie ka te rizgjidhesh nese nuk ke mandat per te bere cfare deshiron. Ai mu pergjigj Cfare rendesie ka te kemi mandat nese nuk rizgjidhemi. A nuk eshte qellimi final te rizgjidhemi
Kampanja e Morrisit pati sukses te madh. Duke marre gjithnje e me shume ne konsiderate miratimin dhe propozimet e votuesve te lekundur ata u bene diktues te politikes se brendshme dhe te jashtme amerikane. Ky ishte fundi i trashegimise se Ruzveltit Roosvelt i cili mendonte dhe perpiqej qe votuesit ti binde te mendojne dhe te sillen si qenie sociale dhe jo si individe egoiste vetem per interesa egoiste. Rajk vazhdon Njerezit qe e formuan mendjen e presidentit ishin ata qe mendonin se votuesit duhet te shihen si permbledhje e deshirave individuale te cilat duhet te kenaqen. Kjo sugjeron se demokracia nuk eshte asgje me shume dhe nuk do te duhej te ishte asgje me shume se kenaqje e atyre deshirave te pamenduara dhe primitive primitive ne kuptimin qe madje jane te pavetedijshme dhe jane vetem ato qe njerezit i duan per te kenaqur vetveten.
Po keshtu edhe ne Mbreterine e Bashkuar deshirat dhe pasionet e klases se mesme formesonin politiken e Partise Laburiste. Ate qe populli e jep ate mund ta marre. Ne jemi sherbetore ata jane zoterinjte tani. Toni Bler. Viti 1997 ishte nje kthese ne politiken e Britanise. Eumlshte fundi i politikes se elitave qe ka mbizoteruar ne shekujt e fundit ne Britani.
Kurthi i politikes se fokus-grupit dhe demokracia konsumeriste qytetaria aktive vs. konsumerizmi
Ne vitin 1939 nipi i Frojdit Eduad Bernejs krijoi nje vizion te nje bote te ardhme ku konsumatori eshte mbret. Eumlshte nje shoqeri ku nevojat dhe deshirat e konsumatoreve lexohen dhe plotesohen nga biznesi dhe tregu i lire. Kjo shoqeri nuk udhehiqet nga ideologjia ose politika por thjesht nga vullneti i popullit. Kete model te demokracise Partia e Re Laburiste ne Mbreterine e Bashkuar dhe Partia Demokratike ne SHBA e sollen ne menyre qe te fitojne pushtet. Ata perdoren teknikat e zhvilluara nga bizneset per te njohur deshirat e konsumatoreve per qellimet e tyre.
Por ne te vertete Berneys per klientet e tij korporatat e medha amerikane kishte bere propagande. Ai vete nuk besonte se demokracia mund te funksionoje. I ndikuar nga axha i tij Frojdi ai besonte se natyra njerezore nuk udhehiqej nga mendime racionale por nga ndjenjat primitive irracionale. Kjo besonte Bernejs domethene se eshte shume e rrezikshme qe masat te lihen te kontrollojne vete jetet e tyre. Konsumerizmi eshte tu lejosh njerezve te kene ndjenjen e rrejshme te kontrollit ndersa elita te lejohet te menaxhoje shoqerine. Nuk drejtojne njerezit por drejtojne deshirat e tyre. Populli nuk drejton sepse nuk ushtron kurrfare procesi te vendimmarrjes ne kete mjedis. Demokracia eshte reduktuar nga qytetaria aktive ne idene se publiku eshte konsumator. Problemi i Partise se Re Laburiste ishte se i besonte kesaj propagande. Ata besuan ne idene e promovuar nga biznesi se sistemi per te lexuar mendjet e konsumatoreve do te formesoje nje demokraci te re. Por ajo cfare iu mundesoi bizneseve perkitazi me produktet e shpuri Partine Laburiste ne ngaterrime dhe kontradikte te deshirave dhe vullneteve. Shembull sipas rezultateve nga analizat e fokus-grupeve linjat hekurudhore nuk ishin nje nga prioritetet e shoqerise prandaj partia nuk kishte nje program investimesh ne kete fushe. Fatkeqesi te shumta ne komunikacionin hekurudhor ndikuan qe populli i cili me pare nuk kishte kerkesa perkitazi me komunikacionin hekurudhor te akuzonte qeverine pse nuk kishte bere investime per mirembajtjen dhe modernizimin e linjave hekurudhore.
Problemi i politikes se fokus-grupit eshte se njerezit jane kontradiktore dhe irracionale dhe se nuk mund te vendosesh se cfare do te besh. Krejt cfare ben eshte se degjon nje mase te opinioneve individuale jokohorente dhe te pa vena ne kontekst. Prandaj njerezit kerkojne sherbime publike me te mira por nuk jane te gatshem te paguajne me shume taksa per keto sherbime me te mira ngase edhe nuk jane te sigurt se ato para do te shfrytezohen drejt. Keshtu perfundon ne nje qorrsokak ku politikani duhet te thote Shiko kjo eshte ajo qe une besoj une besoj se duhet te paguash pak me shume taksa per sherbime me te mira publike dhe betohem se do ti perdore ato para me mencuri. A do te votosh per mua a jo Ky eshte gabimi i Blerit. Ai reagonte ndaj asaj qe njerezit besonin qe sic e thame eshte absurditet jokoherent. Kjo ishte e tera qe Bleri e ofronte. Pastaj cuditej pse njerezit nuk e votonin ate. Nuk e votonin sepse thjesht ata kerkonin dike qe ua realizon ato qe vete nuk mund ti realizojne dhe sepse nuk kishin nje opinion koherent politik.
Partia Laburiste u perball me dilema. Sistemi i demokracise konsumeriste qe e kishin pranuar i kishte cuar ne nje gracke te politikave afatshkurtra dhe shpesh kontradiktore. Ata tani duhej te shfrytezonin pushtetin per tu marre me problemin e pabarazise shoqerore. Por per ta bere kete ata duhej ti apelonin elektoratit te tyre per te menduar matane interesit te tyre egoist. Kjo ishte sfide per pikepamjen frojdiane mbi natyren e qenies njerezore si individe egoiste te udhehequr nga instinkte koncept ky per qenien njerezore i formesuar dhe i zhvilluar nga komuniteti i biznesit ngase prodhon konsumatore ideale.
Kemi dy pikepamje per natyren njerezore dhe demokracine. Kemi pikepamjen se njerezit jane irracionale dhe se udhehiqen nga emocione te pavetedijshme/nenvetedijshme. Kjo pikepamje rrjedh drejtpersedrejti nga Frojdi. Bizneset kane zhvilluar teknika per te njohur keto ndjenja dhe per ti permbushur ato cilat jane simbolet muzika fjalet qe i josh keto ndjenja te nenvetedijshme. Politika duhet te jete me shume se kaq. Politika dhe lidershipi duhet te perfshije publikun ne debate dhe diskutime racionale per ate se cila eshte me e mira dhe ti trajtoje njerezit me respekt ne kuptim te zotesise se tyre per te marre pjese ne debate racionale mbi me te miren. Nese nuk eshte keshtu nese eshte frojdiane nese synon vetem tu pergjigjet ndjenjave te nenvetedijshme te cilave iu pergjigjet biznesi atehere pse nuk e lejon biznesin ta beje kete pune. Biznesi e ben kete me mire. Di ta beje kete me mire. Kjo eshte puna e tij. Biznesi ka per detyre tu pergjigjet ketyre ndjenjave. Marre nga trendet.net