Keshilli i Ministrave i mbledhur sot ne mbremje, nen drejtimin e kryeministrit Fatos Nano, miratoi nje numer vendimesh e perojektligjesh qe synojne realizimin e programit te qeverise dhe pershpejtimi
Keshilli i Ministrave i mbledhur sot ne mbremje, nen drejtimin e kryeministrit Fatos Nano, miratoi nje numer vendimesh e perojektligjesh qe synojne realizimin e programit te qeverise dhe pershpejtimin e reformave.
Ne kuader te programit qeverisjes 2002-2005, nder objektivat kryesore te Qeverise ka qene dhe mbetet anetaresimi i Shqiperise ne BE dhe NATO. Per pershpejtimin e integrimit te Republikes se Shqiperise ne
NATO Keshilli i Ministrave miratoi sot vendimin per lejimin e perdorimit te procedures "Prokurim i drejteperdrejte" nga Ministria e Puneve te Jashtme. Me kete vendim qeveria synon te ndermarre masa per perafrimin e dites se anetaresimit ne NATO, per te cilen duhen disa pergatitje, te cilat i merr persiper zyra e njohur avokatore "Paige E. Reffe", Uashington DC, qe do te quhet konsulenti, e perfaqsuar nga z. Paige E. Reffe. Konsulenti do te organizoje ne Shqiperi trajnime, me pjesemarrjen jo vetem te perfaqsuesve te ministrive perkatese, por edhe me perfaqsues te OJF-ve, etj. permes konferencave dhe seminareve, te pakten 2 here ne vit. Krahas kesaj, kjo pergatitje do te ndikoje ne ecjen perpara te marredhenieve politiko–ushtarake, ndermjet Shqiperise dhe vendeve anetare te NATO-s dhe SHBA .
Nje tjeter vendim te rendesishem qe miratoi sot Keshilli i Ministrave eshte edhe ai per miratimin e Statutit te Agjensise se Ndermarrjeve te Vogla dhe te Mesme. Forcimi institucional, rritja e kapacitetit te institucioneve promovuese te ndermarrjve te vogla e te mesme merr sot nga Qeveria nje rendesi te dores se pare. Mbeshtetja dhe zhvilimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme konsiderohet nje nder objektivat e rendesishem te Qeverise. Qellimi i kesaj agjencie eshte zbatimi i politikave dhe strategjive te miratuara nga Qeveria, zhvillimi dhe koordinimi i programeve dhe projekteve ne mbeshtetje te zhvillimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme si dhe koordinimi i punes publike dhe private per zhvillimin e strategjive, programeve dhe projekteve. Tani per veprimtarine e ketyre ndermarrjeve nje rol te vecante do te luaj kjo agjenci e cila do te kete statutin e saj, i cili do te ndihmoje keto ndermarrjeve ne zhvillimin e veprimtarive te tyre.
Nje nga projetligjet qe miratoi Keshilli i Ministrave ne mbledhjen e sotme eshte ai "Per substancat dhe preparatet kimike", projektligj i cili ka per qellim te rregulloje administrimin e substancave dhe te preparateve kimike per mbrojtjen e jetes, shendetit te njerezve e te mjedisit nga rreziqet qe mund te shkaktojne lendet e rrezikshme. Projektligji percakton sanksionet ne rastin e shkeljve te neneve te veçanta te ligjit per te cilat autoritetet vendore te ngarkuara me ligj kane rolin kryesor ne vendosjen e tyre. Gjobat variojne nga 500.000 deri ne 50.000.000 leke ne vartesi te shkeljes. Projektligji i kushton nje rendesi e vecante ngritjes se Zyres se Administrimit te Kimikateve te Rrezikshme ne vartesi te Ministrise se Mjedisit.
Ne kuadrin e privatizimeve te ndermarrjeve shtetrore Qeveria vendosi sot miratimin e procedures se tenderimit per shitjen e ndermarrjes hotel "Skampa" Elbasan dhe shpalljen fitues te tenderit "Flamengo" sh.a. Oher & Rruga Ura Asfaltim nr.2, sh. a, Elbasan, konsorcium.
Nje numer vendimesh te tjera qe u miratuan sot kane te bejne me strukturimin e enteve publike te infrastruktures.
Ne mbledhjen e sotme te qeverise u miratua vendimi "Per rishperndarje fondesh buxhetore dhe per lejimin e perdorimit te procedures "Prokurim i drejteperdrejte" nga ministria e Puneve te Jashtme per pershpejtimin e integrimit te Republikes se Shqiperise ne NATO".
Ne kuader te programit qeverises 2002-2005, nder objektivat kryesore te qeverise ka qene dhe mbetet anetaresimi i Shqiperise ne BE dhe NATO. Edhe me kete vendim qeveria synon te ndermarre masa per perafrimin e dites se anetaresimit ne NATO, per te cilen duhen disa pergatitje, te cilat i merr persiper zyra avokatore "Paige E. Reffe", Uashington DC, qe do te quhet konsulenti, e perfaqsuar nga z. Paige E. Reffe. Konsulenti ka ofruar sherbime te karakterit strategjik dhe taktik per promovimin e interesave te Shqiperise ne Shetet e Bashkuara te Amerikes, trajnime dhe sherbime per integrimin tone ne organizaten Trasatlantike, si dhe per forcimin e rolit te vendit tone, ne kuader te grupit Vilniusit. Konsulenti do te organizoje ne Shqiperi trajnime, me pjesemarrjen jo vetem te perfaqsuesve te ministrive perkatese, por edhe me perfaqsues te OJF-ve, te zyrave te V10 apo A3, permes konferencave dhe seminareve, te pakten 2 here ne vit. Krahsa kesaj, kjo pergatitje do te ndikoje ne ecjen perpara te marredhenieve politiko –ushtarake, ndermjet Shqiperise dhe vendeve anetare te NATO-s dhe SHBA. Qeveria shqiptare merr persiper te ofroje kushte optimale per zhvillimin e veprimtarise se konsulentit ne Shqiperi, ne perputhje me marreveshjen e nenshkruar nga te dyja palet.
Ne mbledhjen e qeverise u adoptua vendimi: "Per miratimin e statutit te agjensise se ndermarrjeve te vogla dhe te mesme"
Mbeshtetja dhe zhvilimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme konsiderohet nje nder objektivat e rendesishem te Qeverise. Ne kete kuader forcimi institucional, rritja e kapacitetit te institucioneve promovuese te kesaj fushe merr nje rendesi te dores se pare. Qellimi i kesaj agjensie eshte zbatimi i politikave dhe strategjive te miratuara nga Qeveria, zhvillimi dhe koordinimi i programeve dhe projekteve ne mbeshtetje te zhvillimit te ndermarrjeve te vogla dhe te mesme si dhe koordinimi i punes publike dhe private per zhvillimin e strategjive, programeve dhe projekteve. Agjensia eshte institucion publik qe, krahas ushtrimit te aktivitetit te saj, kryen dhe rolin koordinues te procesit ne kuader te rrjetit te aktoreve qe marrin pjese ne kete proces, te tilla si institucionet shteterore, komuniteti i biznesit dhe donatoret.
Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin: "Per substancat dhe preparatet kimike".
Ky projektligj ka per qellim te rregulloje administrimin e substancave dhe te preparateve kimike per mbrojtjen e jetes, shendetit te njerezve, te kafsheve dhe per mbrojtjen e mjedisit nga rreziqet qe mund te shkaktojne lendet e rrezikshme. Objekti i ketij ligji eshte vendosja e te drejtave dhe detyrimeve te personave juridike dhe fizike ne percaktimin e vetive dhe klasifikimin e substancave dhe preparateve kimike per regjistrimin, inventarizimin, njoftimin, menaxhimin, trgtimin dhe te percaktoje juridiksionin e zyrave te administrates per marrjen e masave per mbrojtjen e jetes, te shendetit dhe ambjentit.
Hartimi i kuadrit te ri ligjor, pershtatja e legjislacionit ekzistues me direktivat e BE eshte nje nga detyrat e Qeverise dhe te gjithe institucioneve sipas veprimtarive qe ato kryejne. Hartimi i ketij projektligji ne perputhje me direktivat e BE dhe ne pershtatje me legjislacionin e vendeve te zhvilluara eshte i domosdoshem pasi,
• I hap rruge zhvillimit te industrise kimike mbi nje baze ligjore bashkekohore,
• Krijon kushte te sigurta per administrimin e te gjithe kimikateve dhe preparateve kimike qe importohen, eksportohen, prodhohen, ruhen dhe perdoren ne vendin tone,
• Ndalon futjen ne vendin tone te substancave dhe preparateve kimike pa i regjistruar ato me perpara, kontrolluar dhe marre lejen nga autoritetet kompetente te ngarkuara me ligj.
• Parandalon veprimet terroriste te individeve apo grupeve te veçanta per te perdorur lende kimike te rrezikshme qe jane gjendje ne ndermarrjet e ndryshme dhe qe nuk ruhen sipas rregullave te caktuara.
Projekligji zgjidh nje boshllek ligjor ne fushen e menaxhimit te substancave dhe preparateve kimike dhe hedh bazat me themelore te rendesishme per administrimin e ketyre substancave dhe qe duhet te kompensohet me nje sere aktesh ligjore dhe nenligjore qe do te perbejne "Aktin e kimikateve".
Ne projektligj parashikohen rregullat dhe detyrimet per prodhuesin apo importuesin lidhur me shitjen e substancave te rrezikshme, autorizimet qe jepen per menaxhimin e substancave dhe preparateve te rrezikshme, kerkesat per kualifikimin e personave qe merren me biznes dhe menaxhimin e substancave te rrezikshme si dhe detyrat e Ministrive per dhenien e autorizimeve. Nje rol te rendesishem projektligji u ngarkon organeve vendore dhe administrates doganore. Po ashtu projektligji percakton sanksionet ne rastin e shkeljve te neneve te veçanta te ligjit per te cilat autoritetet vendore te ngarkuara me ligj kane rolin kryesor ne vendosjen e tyre. Gjobat variojne nga 500.000 leke deri ne 50.000.000 leke ne vartesi te shkeljes.
Ne projektligj nje rendesi e vecante i kushtohet ngritjes se Zyres se Administrimit te Kimikateve te Rrezikshme ne vartesi te Ministrise se Mjedisit. Ngritja e kesaj zyre ne shkalle kombetare eshte nje kerkese e domosdoshme, jo vetem e ketij projektligji, por edhe kerkese e direktivave te BE dhe e legjislacionit te vendeve te anetare te BE si dhe e strukturave nderkombetare per administrimin e kimikateve dhe preparateve te rrezikshme.
Vendimi "Per miratimin e procedures se tenderimit per shitjen e ndermarrjes Hotel "Skampa", ne Elbasan dhe shpalljen e fituesit te tenderit".
Keshilli i Ministrave vendosi miratimin e procedures se tenderimit per shitjen e ndermarrjes hotel "Skampa" Elbasan dhe shpalljen fitues te tenderit "Flamengo" sh.a. Oher & Rruga Ura Asfaltim nr.2, sh. a, Elbasan, konsorcium. Komisioni i Vleresimit te Ofertave e kualifikoi "Flamengo" sh. a. Oher & Rruga Ura Asfaltim nr. 2, sh. a, Elbasan, konsorcium, pasi i plotesonte kerkesat dhe ne deklaraten qe beri mori persiper qe te mos e ndryshoje qellimin e objektit.
Qeveria ne mbledhjen e saj miratoi projektligjin: "Per ratifikimin e Protokollit te Katert shtese te Marreveshjes per Forcat Paqeruajtese Shumekombeshe te Europes Juglindore".
Protokolli i katert shtese, u pergatit ne kuadrin e Marreveshjes se Forcave Paqeruajtese Shumekombeshe te Europes Juglindore te nenshkruar ne Shkup me 26 shtator 1998 dhe tre protokollet shtese te saj. Ky protokoll eshte miratuar ne takimin e zevendesministrave te mbrojtjes te vendeve anetare te Europes Juglindore me daten 18 tetor 2002, ne Bukuresht dhe eshte nenshkruar me 11 dhjetor 2002 ne takimin vjetor te Ministrave te mbrojtjes.
Ky protokoll eshte miratuar me qellim per te permiresuar me tej Marreveshjen per Forcat Paqeruajtese Shumekombeshe te Europes Juglindore, pet te zgjeruar iniciativat dhe per te arritur nivele te larta bashkepunimi midis shteteve pale. Protokolli perfshin dispozita shtese dhe rregullon tekstet ekzistuese, procedurat dhe shkurtesat me qellim qe ato te jene ne linje me praktikat dhe terminologjine e NATO-s.
Keshilli i Ministrave miratoi projektligjin:"Per ratifikimin e Konventes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Moldavise, per shmangien e taksimit te dyfishte dhe per parandalimin e evazionit fiskal per tatimet mbi te ardhurat dhe mbi kapitalin".
Konventat per shmangien (eliminimin) e tatimeve te dyfishta dhe per parandalimin e evazionit fiskal zene nje rol te rendesishem ne kompleksin e faktoreve qe garantojne, favorizojne dhe stimulojne marredhniet ekonomike-tregtare nderkombetare. Rendesia e ketyre marreveshjeve po rritet vazhdimisht ne kushtet e shtimit te aktiviteteve te biznesit te shoqerive shumekombeshe, pasi rreth 60 perqind e tregtise boterore sot kryhet nga keto shoqeri. Gjithashtu ajo merr rendesi te vecante edhe ne kushtet e rritjes se vazhdueshme te levizjes se lire nderkombetare te njerezve, kapitaleve, mallrave e parave.
Konventa, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Moldavise, per shmangien e taksimit te dyfishte dhe per parandalimin e evazionit fiskal per tatimet mbi te ardhurat dhe mbi kapitalin, e cila u nenshkrua ne Porto te Portugalise, me 6 dhjetor 2002, krijon nje baze te plote ligjore per trajtimin tatimor te individeve apo personave juridike shqiptare a moldave qe kryejne aktivitete biznesi ose te ardhura te tjera qe bien nen juridiksionin e legjislacioneve tatimore te te dy shteteve. Kjo konvente trajton faktin se si do te shmanget tatimi i dyfishte, duke i dhene te drejten per tatimin e te ardhurave te caktuara, vetem njerit shtet apo duke e ndare kete te drejte midis dy shteteve, por pa e renduar subjektin me tatim te dyfishte.
U miratua vendimi "Per miratimin e rregullave te inspektimit karantinor, fitosanitar".
Rregullat e Inspektimit Karantinor Fitosanitar jane nje akt nenligjor, te cilat synojne forcimin e masave mbrojtese ndaj hyrjes dhe perhapjes ne territorin e Shqiperise te paraziteve bimore te cilet nuk jane te pranishem ne vendin tone ose prania e deritanishme e tyre nuk eshte ne nivelet e demeve ekonomike, pra te atyre organizmave te cilat njihen edhe me termin parazite karantinore. Parandalimi i futjes se kesaj kategorie parazitesh deri me sot eshte rregulluar nepermjet Urdherit te Ministrit "Per Organizimin dhe Funksionimin e Sherbimit te Mbrojtjes se Bimeve" nr. 115, date 10.03.1995. Rishikimi i ketij Urdheri si dhe kalimi i tij ne nivelin e nje vendimi Qeverie, synojne se pari- forcimin e sherbimit te karantines bimore, se dyti- ngritjen e nivelit teknik te sherbimit dhe specialisteve qe do te punojne per zbatimin e ketyre rregullave, se treti- perafrimin e legjslacionit tone ne fushen e karantines bimore me ate te Komunitetit Europian dhe se katerti- venien sa me mire te Sherbimit te Mbrojtjes se Bimeve ne funksion te politikes se bujqesise per te siguruar produkte bujqesore per tregun e brendshem e per te kapercyer me lehtesi barierat teknike per te hyre ne tregun e jashtem. Ky akt nenligjor eshte me rendesi per ekonomine e vendit, mbasi pasojat qe vijne nga hyrja dhe perhapja e nje paraziti bimor karantinor ne vend mund te atakojne segmente te ndryshme me veprimtari sociale dhe ekonomike.
U miratua gjithashtu edhe vendimi "Per miratimin, ne parim te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Polonise, per bashkepunimin ne fushen e karantines dhe te mbrojtjes se bimeve".
Marreveshja Fitosanitare ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Polonise ka per qellim;
- mbrojtjen e territoreve te dy shteteve nga futja e dhe perhapja e paraziteve karantinore te bimeve.
- Krijimin e kushteve lehtesuese per importin, eksportin dhe kalimin tranzit te bimeve e produkteve bimore
- Rritjen e bashkepunimit reciprok te sherbimeve te mbrojtjes se bimeve te te dy vendeve.
Kjo marreveshje do te rrise mundesine e njohjes e te shkembimit te eksperiences dhe arritjeve ndermjet dy sherbimeve, nepermjet shkembimit:-te rregulloreve, dispozitave dhe aktet e tjera ligjore, qe rregullojne kontrollin fitosanitar te bimeve e produkteve bimore gjate importit, eksportit dhe tranzitit;- te informacionit per shfaqjen dhe perhapjen e paraziteve te rinj karantinore dhe te paraziteve te tjere te rrezikshem ne territorin e shteteve te tyre;- te njohurive shkencore, teknike, etj, per karantinen dhe mbrojtjen e bimeve tij.
U adoptua vendimi "Per miratimin e pagesave qe kryehen ne Entin Rregullator te Telekomunikacioneve".
ERrT eshte person juridik, publik, jobuxhetor dhe burimet financiare te veprimtarise se tij jane pagesat per perpunimin e kerkesave per licensa, pagesat vjetore te licensave, pagesat per pajisje me numra dhe pagesat per certificate miratim tipi.
Ky vendim konsiston ne uljen mesatare ne mase 50% te pagesve kundrejt atyre ekzistuese, duke synuar rritjen e tregut dhe lehtesimin e hyrjes ne treg te subjekteve te reja. Duke qene se percaktimi i pagesave kryhet prane ERrT eshte pare e arsyeshme qe, keto pagesa te mbulojne shpenzimet e nevojshme per mirefunksionimin e ketij institucioni, si dhe faktin qe tregu i telekomunikacioneve ne Shqiperi eshte ne zhvillim dinamik dhe pas dy vjetesh numri i opeartoreve mund te jete me i madh se aktuali. Keto pagesa te jene subjekt rishikimi jo me vone se fundi i vitit 2004.
U miratua vendimi "Per nivelet e pagave te anetareve te Keshillit drejtues te Entit Rregullator te Telekomunikacioneve" .
U adoptua vendimi "Per miratimin e struktures dhe te organikes se policies se mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimit".
Bazuar ne ndryshimet demografike te popullsise, qe kane ndodhur mbas viteve 1992, ne territoret e prefektuarve Tirane, Durres, Fier, Vlore, Lezhe, Shkoder, ku eshte perqendruar pjesa derrmuese e popullsise, e shtrire ne komuna e bashki, rezulton se keto struktura nuk i pergjigjen ndryshimeve demografike. Njekohesisht ne keto rajone, zhvillimi ekonomik i bizesit, i numrit te objeketeve industriale dhe i turizmit ka pasur dhe do te kene edhe ne te ardhmen perparesi ne rapot me rajonet e tjera te vendit, gje qe i bene emergjente keto ndryshime strukturore te organikes se PMNZSH-se, si dhe dikton nevojen e prmiresimeve ne teknike e mjete zjarrefikese.
Ndertimi i autostrades Tirane-Dures dhe shtrirja e saj deri ne Vlore, gjithashtu ajo e Durres- Kukes, Korridori VIII etj, po shoqerohen dhe me kompletimin e ketyre rrugeve me ndertime te reja si: objkte industriale e ekonomike dhe ne keto akse qarkullimi i mallrave e automjeteve te te gjitha llojeve, eshte me i madh, c'ka ka kerkuar dhe nderhyrjen emergjente ne rste te ndryshme aksidentesh te skuadrave te shpetimit te ketij sherbimi.
Po keshtu ne keto prefektura shtrihen ne teresi infrastruktura e turizmit dhe, sic dihet, do te kete prioritet dhe ne ndertimin e fshatrave turistike. Te gjitha keto zhvillime rajonale diktojne dhe kerkojne nje pune me te kualifikuar dhe ndihme me asistence teknike ndaj biznesit e komunitetit, si ne kontrollin e zbatimit te ligjshmerise ashtu dhe ne nderhyrje sa me te shpejte te forcave operacionale zjarrefikese.
Gjithashtu ne Mbledhjen e Keshillit te Ministrave u adoptua vendimi "Per miratimin e stemes, te uniformes dhe te normativave te veshmbathjes per policine e mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimi"
Sipas ketij vendimi uniforma qe do te perdore kjo strukture, jo vetem qe eshte funksionale e ne pershtatje me natyren e punes se tyre, por siguron dhe identitein e policies se mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimit.
Vendimi percakton ne menyre te hollesishme perberjen e uniformes verore e dimerore per policine e mbrojtjes nga zjarri dhe shpetimi.
U miratua edhe vendimi "Per pagat e punonjesve te Institutit te Trajnimit te Administrimit te Administrates Publike".
Keshilli i Ministrave miratoi vendimin: "Per nje ndryshim ne Vendimin nr. 235, date 15.5.1995, te KM, "Per krijmin e Keshillit Kombetar te Rrugeve"".
Sipas ketij vendimi, pika nr.2 e vendimit te mesiperm, ndryshon si me poshte:
Keshilli Kombetar i Rrugeve drejtohet nga Kryeministri dhe perbehet nga keta anetare:
Ministri i Transportit dhe Telekomunikacioneve, Ministri i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministri i Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, Ministri i Ekonomise, Zevendesministri i Financave, Zevendesministri i Rendit Publik, Zevendesministri i Transporit dhe Telekomunikacioneve, drejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve dhe nga pese specialiste. Ky ndryshim behet nisuar nga ndryshimi i emertimeve te disa Ministrive si edhe per te bere te mundur pjesemarrjen me te mire ne Keshillin Kombetar te Rrugeve si organ nderministror, i cili shqyrton dhe miraton politikat dhe strategjite kombetare si dhe menyren e administrimit te rrjetit rrugor.
U miratua edhe vendimi "Per shitje trualli, kishes ortodokse autoqefale te Shqiperise".
Ne planin rregullues te qendres se Qytetit te Tiranes, eshte parashikuar edhe ndertimi i Katedrales se re Ortodokse. Ky objekt do te vendoset ne territorin midis Ministrise se Mbrojtjes dhe godines se Partise Socialiste.
Trualli ku do te ndertohet ky objekt, eshte prone e Kishes Ortodokse Autoqefale dhe me vendimin nr. 29, date 26.07.2002, te Keshillit te Rregullimit te Territorit te Bashkise se Tiranes, eshte miratuar leja per sheshin e ndertimit te ketij kompleksi. Ky vendim ka per qellim rregullimin e marredhenieve te shitjes Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise te nje pjese trualli shtese, ne funksion te ndertimit te kompleksit te Katedrales.Bazuar ne nenin 3.b te Ligjit nr.7980, date 27.07.1995 "Per shitblerjen e trojeve", Keshilli i Ministrave ka te drejte te shese troje per investime shume te rendesishme per vendin. Duke patur parasysh bashkejetesen e Komuniteteve Fetare ne vendin tone, gjykohet shume pozitive nisma e Qeverise per trajtimin ne kushte barazie reciproke te tyre dhe objekteve te kulteve perkates.