Me rastin e 35 vjetorit te themelimit te Komunitetit te Sant Egidios, Kryeminstri z. Fatos Nano, i dergoi Presidentit te tij Prof. Andrea Riccardi, nje mesazh pershendetjeje ne te cilen thuhet : â
Me rastin e 35 vjetorit te themelimit te Komunitetit te Sant Egidios, Kryeminstri z. Fatos Nano, i dergoi Presidentit te tij Prof. Andrea Riccardi, nje mesazh pershendetjeje ne te cilen thuhet :
"Përvjetori i 35-së i themelimit të Komunitetit Tuaj më jep rastin që të formuloj urimet e mia më të përzemërta dhe të shpreh ndjenjat e konsideratës sime të lartë për veprimtarinë Tuaj të çmuar.
Komuniteti i Sant Egidios bashkon idealet, vlerat morale e humane, përkushtimin dhe përpjekjet e pareshtura, që njerëz të devotshëm, si Ju, i kanë vënë në shërbim të së mirës së përbashkët, të paqes e prosperitetit në mbarë botën.
Komuniteti i Sant Egidios është i pranishëm dhe i mirënjohur edhe në Shqipëri. Kontributet e çmuara dhe ndihmat gjeneroze të ofruara prej Tij, në momente delikate të zhvillimeve tona drejt prosperitetit dhe konsolidimit të një shoqërie demokratike janë e do të mbeten përherë të vlerësuara.
Në emër të Qeverisë Shqiptare, që unë kam nderin të drejtoj, dëshiroj t'ju përsëris mirënjohjen dhe falenderimet e mia më të sinqerta dhe të rikonfirmoj vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin tonë edhe në të ardhmen, për të luftuar së bashku ndaj varfërisë, fenomeneve negative, shkeljeve të dinjitetit të njeriut etj., nën frymëzimin e idealeve madhore të krijimit të një shoqërie të integruar, ku të dominojë fryma e tolerancës, humanizmit, bashkëpunimit dhe respektit njerëzor"