Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për dhënien e ndihmës financiare prej 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë familjes së ish-policit Zambak Elez Curaj, vrarÃ
Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për dhënien e ndihmës financiare prej 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë familjes së ish-policit Zambak Elez Curaj, vrarë në krye të detyrës.
Përmes miratimit të vendimit "Për dhënie ndihme financiare", Këshilli i Ministrave synon të ndihmojë dhe të lehtësojë sado pak dhimbjen e madhe që ju shkaktua familjes së të ndjerit Zambak Curaj.
Në shenjë mirënjohjeje për punën e tij në radhët e Policisë së Shtetit, si dhe për t'i ardhur në ndihmë familjes, i akordohet një ndihmë financiare prej 2 500 000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë.
Ish efektivi i Policisë së Shtetit Zambak Curaj, banues në Shtoj të Shkodrës, i martuar, me katër fëmijë, është pranuar në radhët e policisë në vitin 1992. Gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga disiplina, korrektësia dhe guximi në përmbushjen e detyrave të ngarkuara.
Më datën 9.10.2003, i ndjeri Zambak Curaj, kryente shërbimin në aksin rrugor Koplik-Hani i Hotit. Befasisht dhe në mënyrë kriminale, ai është përplasur me makinë, ku si rezultat mbeti i vdekur, në krye të detyrës.