Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar nje mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, për humbjen e jetëve të ushtarakëve italianë nga një atentat kamikaz në Irak. Në kÃ
Kryeministri Fatos Nano i ka dërguar nje mesazh ngushëllimi Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni, për humbjen e jetëve të ushtarakëve italianë nga një atentat kamikaz në Irak.
Në këtë mesazh thuhet:
Mësova me hidhërim lajmin mbi sulmin terrorist, atentatin kamikaz në Shtabin e Karabinierisë Italiane në Nasiria të Irakut, ku gjetën vdekjen 17 ushtarakë italianë.
Të lidhur ngushtë me popullin mik italian me një miqësi të thellë, e ndjejmë sinqerisht këtë humbje dhe marrim pjesë në dhimbjen e madhe që ka shkaktuar kjo ngjarje tragjike.
Duke përsëritur vlerësimin më të lartë për kontributin e çmuar të Italisë në përpjekjet për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Irak dhe indinjatën time për këtë veprim kriminal, ju shpreh Juve, i nderuar Shkëlqesi, popullit italian, familjeve dhe të afërmëve të viktimave, ngushëllimet e mia më të sinqerta.