E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë përfaqësuesit e lartë të Këshillit Shqiptaro-Amerikan kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i këtij Këshilli z.Martin Vulaj. Në kë

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot në një takim të veçantë përfaqësuesit e lartë të Këshillit Shqiptaro-Amerikan kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv i këtij Këshilli z.Martin Vulaj. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA në Shqipëri z. James Jefrey.

Ne fillim te ketij takimi Kryeministri eshte shprehur se e konsideronte këtë takim si një rikonfirmim të partnershipit, i cili ka rëndësi shumë të madhe edhe për miqësinë dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA, si dhe për iniciativa të reja të përbashkëta, që mund të ndërrmerren, në funksion të konsolidimit të mëtejshëm të demokracisë.

Ndersa zoti Vulaj tha se jemi shumë krenarë për progresin e Shqipërisë ndersa theksoi se vlerësonte së tepërmi forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA. "Me mbështetjen që ju i dhatë SHBA në luftën kundër terrorizmit dhe veprimeve të saj në Lindjen e Mesme unë mund të them sinqerisht se Shqipëria vlerësohet shumë nga Uashingtoni".

Me tej Kryeministri u shpreh se kemi një vizion të qartë të domosdoshmërisë që ta shohim miqësisht shoqërinë e hapur dhe integrimin në realitetet globale duke vleresuar rolin dhe asistencen e faktoreve qe jane integruar për të përfaqësuar diasporën dhe Shqipërinë në SHBA. "Mendoj se prezenca jonë në SHBA është shumë e rëndësishme për vendin. Ne jemi gati të punojme me ju për të konsoliduar më tej një klimë institucionale, politike dhe instrumentale për të luftuar të keqen, jo vetëm me ushtarët amerikanë që luftojnë në Irak por edhe përmes luftës kundër së keqes në rajon me prioritet goditjen e trafiqeve, krimit te organizuar etj"

Kryeministri ka theksuar se ne kete drejtim do te vazhdohet të ftohen per bashkepunim të gjithë faktorët politik ose jopolitik në vend, per te arritur targetet prioritare, si luften kunder informalitetit në treg, luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit etj. "Do të vazhdoj të nxis përmes autoritetit politik dhe ekzekutiv cdo përfaqësues tjetër institucional në vend për ta bërë sistemin "Drejtësi e organizuar kundër krimit të organizuar" më efiçent, duke forcuar gjithashtu bashkëpunimin me agjencitë e specializuara te partnererve tane strategjikë dhe vendeve të rajonit, ne shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencës, duke rritur aftësitë tona".

Lidhur me kete çështje Perfaqesuesit e Keshillit Shqiptaro- Amerikan i shprehën zotit Nano inkurajimin per hapat e nderrmare ne kete drejtim "Ju ndërmorët disa aksione shumë të vështira kundër trafiqeve dhe ne veçanti atij njerëzor. Ky eshte një fakt shumë sinjifikant në përballjen me këtë fenomen dhe besojme se për shkak të këtyre aksioneve dhe për shkak të arritjeve ne kete drejtim ju demonstruat se Shqipëria i ka kapacitetet për ta bërë këtë në vazhdim ne rast se ekziston vullneti politik".

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›